HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY
NË UNIVERSITETIN COTE D`AZUR, FRANCË
PËR STAF AKADEMIK
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim në javën ndërkombëtare (16-20 Qershor 2025) në Universitetin Cote d`Azur, Francë (https://univ-cotedazur.eu/ ).
Mobiliteti konsiston në trajnim për stafin akademik, në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.
Numri i kuotave për stafin Akademik:
1 (një).
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
Fakulteti i Biznesit.
Afati i aplikimit: 12 Mars 2025.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Cote d`Azur, Francë:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– Kopje e pasaportës.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 Euro.