Fakulteti i Shkencave Politike Juridike

Rreth Fakultetit:

Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike (FSHPJ) është hapur me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Nr. 685, datë 25/08/2010 si një nga njësitë kryesore të Universitetit “Aleksandër Moisiu” (UAMD). Ai tashme është një fakultet i konsoliduar dhe i suksesshëm. Këtë e dëshmon, gama e gjerë e profileve të studimit që ofron, si dhe shtrirja e tyre në të tre ciklet e studimit.

Filozofia e fakultetit, në të gjitha aktivitetet dhe proceset e tij, është “studenti në qendër të vëmendjes”. Ajo zbatohet nga një stafi akademik profesionist, i përgatitur, dhe i përkushtuar, i pajisur me grada shkencore dhe tituj akademikë si dhe nëpërmjet përdorimit të praktikave dhe përvojave më të mira perëndimore në procesin e mësimdhënies.

FSHPJ lëshon diploma të shkruara në gjuhën shqipe dhe angleze dhe vlerësimi bëhet sipas sistemit ECTS dhe atij amerikan USCr. Kjo ju mundëson të diplomuarëve tanë lexueshmëri dhe njohje të diplomës në vende të ndryshme të botës, qoftë për studime të mëtejshme, qoftë për punësim.

Kur hapi dyert për herë të parë në vitin akademik 2010-2011, FSHPJ uli në auditorët e tij rreth 350 studentë nga të gjitha trevat e vendit. Sot Fakulteti numëron mbi 1000 studentë të diplomuar.

Informacionet e Fakultetit:

Adresa:

Kampusi i Ri Universitar, Rr. Miqësia, Spitallë, Durrës, 2009, Shqipëri

Orari:

e Hënë-e Dielë

8:00-16:00

Departamentet:

Departamenti i Drejtësisë

Departamenti i Shkencave Politike

Departamenti i Administrimit Publik

Programet që ofron Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike jannë:

  • 6 (tetë) programe studimi me kohë të plotë në Ciklin e Parë të Studimeve: Drejtësi, Shkenca Politike, Marrëdhënie me Publikun, Histori, Administrim Publik, dhe Politikë Ekonomike.
  • 5 (pesë) programe studimi në Në Ciklin e Dytë, Master i Shkencave: E Drejtë Private, E Drejtë Ndërkombëtare Publike, Gjeopolitika dhe Sistemet e Sigurisë, Administrim Publik, Administrim Financiar.
  • 6 (gjashtë) programe studimi në Ciklin e Dytë, Master Profesional: E Drejtë Prone, E Drejtë Tregtare Ndërkombëtare, E Drejtë Detare, Administrim Publik, Administrim Financiar, Drejtim Turizmi.
  • 1 (një) program studimi në Ciklin e Tretë, Doktoraturë në Administrim Publik.

Prof. As. Dr. Linert Lirëza

Dekan

Dr. Evis Garunja

Zv.Dekan për Anën Mësimore

Dr. Belina bedini

Zv. Dekan për Kërkimin Shkencor

Zgjidh UAMD për të studiuar me pedagogët më të mirë shqiptarë dhe profesorë të ftuar nga universitete europiane dhe amerikane. Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe lidhjes me tregun e punës.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian