Fakulteti i Biznesit është hapur me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Nr. 801, dt 20.12.2006, si një nga njësitë kryesore të Universitetit “Aleksandër Moisiu” (UAMD). Kur u krijua ai njihej si Fakulteti i Ekonomisë dhe Administrimit, ndërsa që nga viti 2010 emërtohet si “Fakulteti i Biznesit” (FB).
Që në krye të herës, Fakulteti i Biznesit është bazuar në praktikat dhe përvojat akademike më të mira perëndimore. Institucioni lëshon diploma të shkruara në gjuhën shqipe dhe angleze dhe vlerësimi bëhet sipas sistemit ECTS dhe atij amerikan. Kjo ju mundëson të diplomuarëve tanë lexueshmëri dhe njohje të diplomës në vende të ndryshme të botës, qoftë për studime të mëtejshme, qoftë për punësim. Filozofia e fakultetit, në të gjitha aktivitetet dhe proceset e tij, ka qenë “studenti në qendër të vëmendjes”.
Kur hapi dyert për herë të parë në vitin akademik 2006-2007, FB uli në auditorët e tij rreth 500 studentë nga të gjitha trevat e vendit. Sot Fakulteti numëron 1970 studentë të diplomuar në Ciklin e Parë, Bachelor; 919 studentë të diplomuar në Ciklin e Dytë, Master Shkencor dhe Profesional dhe 68 studentë të diplomuar në Ciklin e Tretë, Doktoraturë.
Adresa:
Kampusi i Ri Universitar, Rr. Miqësia, Spitallë, Durrës, 2009, Shqipëri
Orari:
e Hënë-e Dielë
8:00-16:00
Programet që Fakulteti i Biznesit ofron janë:
Struktura organizative e FB propozohet nga Fakulteti, rishikohet nga Rektorati dhe miratohet nga Këshilli i Administrimit. Mënyra e drejtimit, menaxhimit dhe përgjegjësitë e autoriteti shprehen në dokumentat bazë të UAMD dhe të FB, të cilat janë:
Zgjidh UAMD për të studiuar me pedagogët më të mirë shqiptarë dhe profesorë të ftuar nga universitete europiane dhe amerikane. Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe lidhjes me tregun e punës.
This will close in 0 seconds