Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit, Fakulteti i Biznesit, nën udhëheqjen e Dr. Violeta Aliaj, organizoi me sukses një aktivitet të rëndësishëm më 6 dhjetor 2024, që fokusohej në zonat e mbrojtura dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ky event solli diskutime dhe prezantime mbi rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe integrimin e zhvillimit të qëndrueshëm në menaxhimin e zonave të mbrojtura.