Në muajin Mars 2025, Fakulteti i Edukimit i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës do të organizojë një workshop nderkulturore me temën “Zhvillimi i Kompetencave Nderkulturore për Mësimdhënien e Gjuhës Angleze”. Ky aktivitet do të fokusohet në rëndësinë e zhvillimit të aftësive nderkulturore për mësuesit e gjuhës angleze, duke theksuar si këto aftësi mund të ndihmojnë në krijimin e një mjedisi mësimor që respekton diversitetin kulturor dhe nxit komunikimin efektiv ndërmjet grupeve të ndryshme kulturore. Workshopi do të ofrojë strategji dhe praktika për të përmirësuar mësimdhënien e gjuhës angleze në një kontekst global.