Navigacion dhe Menaxhim Detar

Përshkrimi i Programit:

Cikli i I-rë: Bachelor: “ Navigacion dhe Menaxhim Detar” ( NAV), me kohëzgjatje 3 vite, 180 kredite ECTS, në proces akreditimi.

 

Për studentët e këtij  programi të studimit “Navigacion dhe Menaxhim Detar”, organizohet lidhja me tregun e punës nëpërmjet  bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme Detare dhe Autoritetin Portual Durrës , ku mundësohet zhvillimi i praktikave pranë ambjenteve të këtij porti si dhe në institucionet e tjera detare, normalisht e në përputhje të plotë me syllabusin e miratuar në departament. Në ambientet e Kapitenerisë studentët  njihen me detyrat dhe funksionet e këtij institucioni në monitorimin e trafikut detar dhe sigurisë detare, si dhe me aparaturat kryesore të navigimit. Në bordin e rimorkiatorëve studentët njihen me ndërtimin e rimorkiatorit, aftësitë manovruese të tij, si dhe mënyrën e asistimit të anijeve të tjera dhe trageteve, gjatë akostim-ç’akostimit të tyre nga kalatat e portit të Durrësit.

Kështu, studentët tanë janë plotësisht të aftë të menaxhojnë navigimin e anjijeve si edhe menaxhimin e çdo procesi në fushën e detarisë.

Programi mbulon kërkesat në rritje për profesionistë në detari.

Niveli i 5-të i kornizës shqiptare të kualifikimeve (KSHK), Diplomë Profesionale.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

en_USEnglish