Alumni – Valiana Rama

Valiana Rama

Alumni "UAMD" - "Rrënjët e Suksesit"!

FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE

Biografi

Valiana Rama prej pesë vitesh është pjesë e administratës publike, si rrjedhojë e thirrjes së dytë për punësimin e studentëve të sapodiplomuar të ekselencës në institucionet e administratës.Fillimisht ka mbajtur pozicionin e Specialistit në Sektorin e Monitorimit dhe Inspektimit të Zonave Bregdetare dhe Veprimtarive Turistike në Agjencinë Rajonale të Bregdetit Durrës.Prej vitit 2020 mban pozicionin e Specialistit në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë Rajonale të Bregdetit Durrës.Gëzon titullin “avokat”.Ka studiuar ligjin në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.Në vitin 2019 ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave në të Drejtë Private në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.Njohëse e mirë e disa gjuhëve të huaja.
Ajo ka marrë pjesë në shumë trajnime nga organizata të karakterit lokal dhe ndërkombëtar, lidhur me fushën e ligjit dhe jo vetëm, nga ku është certifikuar për pjesmarrjen.Pjesë e shkollës verore organizuar nga Universiteti Liköping në Suedi mbi qeverisjen digjitale për një administratë publike inovative dhe demokratike. Bashkëautore në disa artikuj shkencor lidhur me disiplina të ndryshme të ligjit si dhe aspiruese për ndjekjen e ciklit të tretë të studimeve.

Si ju kanë ndihmuar studimet në UAMD në zhvillimin e karrierës tuaj?

  • “Aut viam inveniam aut faciam” ka qenë motoja ime gjatë viteve të studimeve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, duke ndjekur synimet e mia pavarësisht pengesave. Rrugëtimi im në UAMD filloi në vitin 2014, kur me vullnet të plotë vendosa të studioj ligjin. Pas përfundimit të ciklit të parë të studimeve në vitin 2017, zgjodha të thelloj dijet e mia duke ndjekur Masterin Shkencor në “Të Drejtë Private”. Gjatë viteve akademike, studimet kanë qenë intensive dhe të kombinuara me praktikë, duke nxitur arsyetimin ligjor falë bashkëpunimit me profesorët, të cilët na ndihmuan të shohim përtej kornizës së ofruar dhe të afrohemi më shumë me realitetin. Studimet në UAMD kanë ndikuar thelbësisht në zhvillimin e karrierës sime profesionale. Menjëherë pas përfundimit të studimeve me rezultate të shkëlqyera, u bëra pjesë e administratës publike, ku vijoj të përmbush detyrat funksionale, duke zbatuar me sukses njohuritë e përfituara gjatë studimeve universitare.

Një mesazh për studentët aktualë dhe maturantët që po mendojnë të vazhdojnë studimet në UAMD.

  • Nëse do të rikthehesha sërish në vitin 2014, kur midis disa alternativave të studimeve zgjodha Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, me bindje do ta rizgjidhja sërish. Kjo për shkak të mundësive që ky universitet ofron, duke filluar nga gërshetimi i teorisë me praktikën, kurrikula bashkëkohore, stafi akademik tejet profesionist dhe bashkëpunues, mundësia për integrim në tregun e punës, diplomat e dyfishta dhe programet e shkëmbimeve. Dikur, si kandidate për studente, UAMD-ja ishte zgjedhja ime e parë, falë sugjerimit të motrës sime, e cila më parë kishte përfunduar studimet aty. Sot, u sugjeroj kandidatëve për studentë dhe studentëve aktualë të ndjekin synimet e tyre, duke përqafuar risinë, një risi që mban emrin Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish