
FAKULTETI I EDUKIMIT
Unë jam Enio Doka, ish-student i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, ku kam ndjekur studimet Bachelor në Gjuhë Angleze gjatë viteve 2009-2012. Më pas, kam përfunduar studimet Master Shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Tiranë. Gjatë karrierës sime profesionale, kam punuar për dy vite në Autoritetin Portual Durrës, në Njësinë e Implementimit të Projekteve të Huaja. Prej shtatë vitesh, ushtroj detyrën e Zëvendësdrejtorit në Shkollën Profesionale “Hysen Çela” në Durrës.