Thirrje për shkëmbime të Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë me Universitetin e Anadolu në Turqi. 

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim në Universitetin e Anadolu në Turqi. (https://uib.anadolu.edu.tr/en/contact-us). 

Mobiliteti konsiston në trajnim për stafin administrativ në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës. 

Numri i kuotave: 

· 2 (dy) për staf administrativ Drejtoria e Projekteve dhe Mardhënieve me Jashtë. 

Lloji i  mobilitetit: 

·Trajnim (14-18 Prill 2025). 

Fields: 

· Drejtoria e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë. 

Specifikat lidhur me trajnimin: 

· Prezantim për eksperiencat e deritanishme të projekteve të UAMD; 

·  Prezantim për bashkëpunimet mes vendeve te programit Erasmus+ dhe atyre jo të asociuara si dhe mbi proçedurat e   lëvizshmërisë së studentëve. 

 Afati i aplikimit: 7 shkurt 2025. 

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës. 

 Dokumentacioni i nevojshëm për stafin administrativ për të aplikuar për mobilitet në  Universitetin e Anadolu Eskişehir,Turqi: 

–     CV në gjuhën angleze;  

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze; 

–     Kopje e pasaportës;  

–     Letër Motivimi.  

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim. 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën esmeraldasina@uamd.edu.al me cc denisamerhadi@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 321, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës. 

This will close in 0 seconds

en_USEnglish