DOKTORATË NË “E DREJTË PUBLIKE”

 

Përshkrimi i Programit:

Diplomë e dyfishtë në ciklin e tretë të studimeve me Universitetin e Romës Tor Vergata dhe UAMD. Të dyja palët kanë miratuar marrëveshjen e
bashkëpunimit që synon krijimin e një programi të dyfishtë dhe marrin përsipër të japin
diplomat e mëposhtme:
 1. Dottoratto di Ricerca in “Studi Giuspubblicistici” nga Universiteti i Romës Tor Vergata.
 2. Doktoraturë në “E Drejtë Publike” nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”.

Me qëllim përfitimin e diplomës së dyfishtë studentët UAMD duhet të kalojnë 1 vit
kërkimor/studimor për studimet e doktoraturës në Universitetin e Romës Tor Vergata.

Misioni i studimeve në ciklin e tretë Doktoratë në e “Drejtë Publike” është kualifikimi,
edukimi dhe përgatitja e kërkuesëve të pavarur në nivel të lartë, në përputhje me parimet e
njohura shkencore e etike. Nëpërmjet studimeve të thelluara dhe të avancuara në teorinë dhe
në kërkimin shkencor në fushat e së Drejtës Publike.
Nënfusha sipas standardeve ndërkombëtare janë:

1. E Drejtë Kushtetuese,
2. E Drejtë Penale,
3. E Drejtë Publike,
4. E Drejtë Administrative,
5. Historia e së Drejtës,
6. E Drejtë Ndërkombëtare,
7. E Drejtë e BE-së.

Ky program studimi propozohet si një diplomë e dyfishtë në ciklin e tretë të studimeve me Universitetin e Romës

“Tor Vergata” dhe “UAMD”.

Pse duhet të studiojmë këtë program?

Diplomë e dyfishtë nga dy universitete prestigjioze

Përmes këtij bashkëpunimi, kandidatët përfitojnë një diplomë të njohur ndërkombëtarisht, e lëshuar nga Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Tor Vergata, çka rrit ndjeshëm konkurrueshmërinë në tregun akademik dhe profesional, brenda dhe jashtë vendit.

Formim i avancuar në të drejtën publike, me perspektivë ndërkombëtare dhe krahasuese
Programi përfshin:

  • Të drejtën kushtetuese dhe administrative të krahasuar
  • Të drejtën penale publike dhe institucionet e kontrollit
  • Të drejtën e Bashkimit Evropian dhe qeverisjen shumënivelëshe
  • Të drejtat themelore dhe jurisprudencën evropiane dhe ndërkombëtare

Ky është një formim i domosdoshëm për të kuptuar dhe ndikuar në reformat ligjore dhe institucionale në një kontekst global.

Përgatitje për karrierë akademike dhe institucione ndërkombëtare
Doktorantët janë të aftë të ndjekin një karrierë si:

  • Pedagogë dhe studiues në universitete brenda dhe jashtë vendit
  • Këshilltarë të institucioneve publike dhe parlamentare
  • Ekspertë pranë Gjykatës Kushtetuese, Avokatit të Popullit, Këshillit të Ministrave, BE, OKB, etj.

Përvojë akademike ndërkombëtare dhe mobilitet shkencor

Programi përfshin:

  • Semestra ose periudha kërkimi në Universitetin Tor Vergata
  • Bashkëpunime me profesorë dhe kërkues ndërkombëtarë
  • Qasje në biblioteka, qendra kërkimore dhe rrjete ndërdisiplinore në Itali dhe më gjerë

Në përputhje me standardet më të larta të kërkimit shkencor në Europë
Struktura e programit garanton:

  • Përdorim të metodologjisë moderne të kërkimit
  • Mbështetje nga udhëheqës shkencorë me përvojë ndërkombëtare
  • Mundësi publikimi në revista akademike dhe pjesëmarrje në konferenca shkencore

Kujt i përshtatet ky program?

  • Juristëve që aspirojnë të bëhen akademikë, studiues apo hartues të politikave publike
  • Kërkuesve që duan të merren me sfidat e shtetit të së drejtës, qeverisjes demokratike dhe integrimit evropian
  • Atyre që kërkojnë një diplomë të vlefshme në nivel ndërkombëtar dhe një përvojë të pasur shkencore

Zgjidh doktoraturën me diplomë të dyfishtë në E Drejtë Publike, një investim akademik me ndikim konkret në sistemin juridik kombëtar dhe evropian.
Ndërto të ardhmen tënde mes Tiranës dhe Romës, me dije, përvojë dhe vizion.

sqAlbanian