Menaxhim i Sipërmarrjes dhe Inovacion

 

Përshkrimi i Programit:

Misioni i programit “Menaxhim i Sipërmarrjes dhe Inovacion” është të përgatisë profesionistë të aftë në fushën e menaxhimit dhe sipërmarrjes, të cilët zotërojnë njohuri teorike dhe praktike për të zhvilluar dhe drejtuar biznese të qëndrueshme, inovative dhe konkurruese në tregun vendas dhe ndërkombëtar. Programi synon të lidhë arsimin me praktikën, duke formuar individë të përgjegjshëm, krijues dhe të aftë për të kontribuar në zhvillimin ekonomik e social të vendit.
Vizioni i programit është të bëhet një pikë referimi në rajon për përgatitjen e specialistëve të rinj në menaxhim dhe inovacion, duke promovuar frymën sipërmarrëse, krijimtarinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe lidershipin etik. Programi synon të formojë breza të rinj që mendojnë globalisht dhe veprojnë lokalisht, duke sjellë ide të reja për transformimin e ekonomisë

Për më shumë informacion dhe për kurrikulën e programit, shkarko dokumentin.

Pse duhet të studioni në këtë program?

  • Ky program studimi ofron një sërë përfitimesh dhe mundësish për zhvillimin e karrierës suaj:

    • Program i orientuar drejt tregut të punës
      Tregu shqiptar dhe ai rajonal po përjetojnë një transformim të shpejtë drejt ekonomisë digjitale, sipërmarrjes dhe inovacionit. Kërkesa për profesionistë me aftësi menaxheriale, digjitale dhe inovative është në rritje, duke krijuar mundësi të shumta punësimi për të diplomuarit në këtë program.
    • Aftësi Praktike dhe Sipërmarrëse
      Programi ju pajis me aftësi për të krijuar dhe menaxhuar biznese, për të hartuar plane biznesi, për të zhvilluar projekte inovative, si dhe për të marrë vendime strategjike në organizata publike dhe private.
    • Praktikë Profesionale gjatë Studimeve
      Studentët zhvillojnë praktikë profesionale në kompani dhe institucione të ndryshme, duke krijuar lidhje të drejtpërdrejta me tregun e punës dhe duke fituar eksperiencë konkrete profesionale.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Të diplomuarit në programin Bachelor “Menaxhim Sipërmarrje dhe Inovacion” kanë mundësi të shumta punësimi në sektorin publik dhe privat, si në Shqipëri ashtu edhe në rajon. Disa nga pozicionet e mundshme përfshijnë:

  • Menaxher biznesi.
  • Sipërmarrës dhe themelues i një biznesi (Start-up).
  • Menaxher projektesh.
  • Business Development Specialist.
  • Specialist në marketing dhe marketing digjital.
  • Menaxher i burimeve njerëzore.
  • Specialist në analizë financiare dhe planifikim biznesi.
  • Koordinator inovacioni dhe zhvillimi.
  • Konsulent biznesi.
  • Specialist në administratën publike, organizata jofitimprurëse dhe institucione financiare.

Programi Bachelor “Menaxhim Sipërmarrje dhe Inovacion” përgatit profesionistë të aftë për të përballuar sfidat e ekonomisë moderne, duke kombinuar njohuritë në menaxhim, sipërmarrje, financë, marketing dhe inovacion me praktikën profesionale. Ky formim u mundëson të diplomuarve të kontribuojnë në zhvillimin e organizatave ekzistuese ose të krijojnë sipërmarrje të reja, duke iu përgjigjur kërkesave në rritje të tregut të punës për ekspertë në menaxhim, inovacion dhe zhvillim biznesi.

Pyetje të shpeshta nga maturantët…

Ku mund të punësohem?

Në kompani private, institucione publike, organizata dhe si sipërmarrës.

Çfarë përmban praktika?

Praktikë në biznese dhe institucione partnere.

A mund të vazhdoj studimet?

Po, në programe Master.