Departamenti i Sociologjisë

Përshkrimi i Departamentit të Sociologjisë

Departamenti i Sociologjisë është një prej gjashtë njësive bazë të Fakultetit të Edukimit dhe
përbëhet nga dhjetë anëtarë. Misioni i Departamentit të Sociologjisë, bazuar edhe në Statutin e
Universitetit “Aleksandër Moisiu”, është të krijojë, të transmetojë, të zhvillojë dijet me anën e
mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve. Departamenti i Sociologjisë, bazuar në
programe mësimore bashkëkohore, synon të formojë dhe të përgatisë studiues të rinj të fushës së
sociologjisë, të kualifikuar dhe të gatshëm për tregun e punës. Misioni lidhet gjithashtu, me
garantimin e cilësisë dhe plotësimin e standardeve akademike; me nxitjen, mbështetjen dhe
zhvillimin e aktivitetit shkencor të pedagogëve.
Me një staf të ri në moshë, por të pasur në përvoja në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit
shkencor, Departamenti i Sociologjisë udhëheq me devotshmëri rrugëtimet studentore dhe të
karrierës, si dhe menaxhon me cilësi e përgjegjshmëri mbarëvajtjen e studimeve në të dy Ciklet e
Studimit – Bachelor dhe Master.
Stafi akademik i Departmentit të Sociologjisë i kushton rëndësi kërkimit shkencor, duke
lartësuar emrin e UAMD-së, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në Konferenca Shkencore
(kombëtare dhe ndërkombëtare), botimeve në revista shkencore, organizimin e Konferencave
Shkencore (kombëtare dhe ndërkombëtare), si dhe duke kurorëzuar përpjekjet e tij në Tituj e
Grada Shkencore.
Në vëmendjen e anëtarëve të Departamentit të Sociologjisë është puna intensive dhe e
përgjegjshme në të mirë të komunitetit studentor, atij akademik-shkencor, por edhe komunitetit
vendas. 
Programet që ofron Departamenti I Sociologjisë

 Bachelor në “Filozofi-Sociologji”
 Master Profesional në “Shërbime Sociale dhe Komunitare”
 Master Shkencor “Mësues i Shkencave Sociale”

Programet e Studimit

Filozofi-Sociologji

Bachelor

Shërbime Sociale dhe Komunitare

Master Profesional

Stafi:

Përgjegjës DepartamentiProf.As.Dr. Juljana Laze

LektorDoreta KUÇI

Prof.As.Dr. Doreta KUÇI zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti I
Shkencave Sociale (Bachelor në Punë Sociale), nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave
Sociale (MSh në Punë Sociale) dhe Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale
(Doktoratë në Punë Sociale). Më pare ajo ka mbajtur pozicionin e lektores në Departamentin
eSociologjisë në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Ajo është autor/autore dhe bashkë-autore më shumë se tetë publikimeve në revista shkencore dhe
konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Si dhe e librit “Sociologji Pune”. Publikimet
e saj ndër të tjera përfshijnë: The Study of Factors Related to Employment, Mediterranean
Journalof Social Sciences, March 2013; Relations Between Gender Issues and Employmentin
MigrationAreasofDurres, Journal of Educational and Social Research, March 2012; Issues
related to Women’s employment in informal areas in Durres, European Scientific Journeal, April
2011.

LektorProf. Dr. Lekë SOKOLI

Lekë SOKOLI (Prof. Dr.) është lektor pranë Departamentit të Sociologjisë, të Fakultetit të
Edukimit, Universiteti “Aleksander Moisiu” Durrës. Në periudhën 2016-2021 ai ka kryer edhe
detyrën e Zv.Rektorit për Kërkimin Shkencor dhe Kryetarit të Këshillit Shkencor të UAMD.
Për më se 30 vjet ai është marrë me studime, botime dhe mësimdhënie në fushën e sociologjisë,
filozofisë e shkencave të tjera sociale. Ai është i pari doktor shkencash në Shqipëri në fushën e
sociologjisë, ka qenë themelues dhe drejtues i tre departamenteve të sociologjisë (dy prej të
cilave ishin të parët në historinë e Shqipërisë), si dhe ka udhëhequr hartimin e programeve të
para të studimit në sociologji në Shqipëri.
Ai është, gjithashtu, drejtor themelues i Institutit Shqiptar të Sociologjisë (AIS), president
themelues i Shoqatës Sociologjike Shqiptare (ALBSA), si dhe iniciator i themelimit të Forumit
Sociologjik të Ballkanit (BSF) e presidenti i parë i tij.
Ai ka marrë pjesë si referues në më se 100 konferenca shkencore, në Shqipëri dhe vende të tjera
(nga Amerika në Japoni) si dhe është organizator dhe drejtues (Kryetar i Komisionit Shkencore,
ose koordinator i institucioneve bashkëorganizatore) i serisë së konferencave vjetore
ndërkombëtare të AIS-UAMD dhe partnerëve ndërkombëtarë, të cilat zhvillohen në nëntor të çdo
viti në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Bullgari etj., pa ndërprerje nga viti 2006 e në vijim.
Ai është autor i rreth 110 artikujve shkencorë të botuar në Shqipëri apo në vende të tjera (SHBA,
Kroaci, Kosovë, Suedi, Bosnje-Hercegovinë, Turqi etj.). Është, gjithashtu, themelues i revistës
shkencore ndërkombëtare “Studime Sociale” [Social Studies], revistë dygjuhëshe (shqip dhe
anglisht) si dhe drejtues i saj prej më se 20 vjetësh, nga viti 1998
(https://www.sociology.al/en/social-studies-journal), organ shkmencor i Institutit të Sociologjisë
dhe Departamentit të Sociologjisë të UAMD – bazuar në marrëveshjen e datës 8 tetor 2018.
Është autor i mbi 25 librave (monografi apo tekste universitare) të botuar (në shqip apo edhe në
anglisht), thuajse të gjitha pionere në fushat respektive në Shqipëri, në fushat e
(I) Sociologjisë Teorike, si: “Sociologjia” (1997), “Themeluesit e sociologjisë” (2000),
“Sociologjia dhe jeta e përditshme, Sociologji publike, I” (2006), “Analiza sociologjike” (2006),
“Mendimi sociologjik shqiptar, 1986-2006, bibliografi (bashkautor), “Hyrje në sociologji” (2008
e 2009), “Refleksione sociologjike” (2008), “Who is who in sociology” (SA, 1-4; USA, 1998),
“A short course of English in Sociology (co-author, 2010);
(II) Problemeve Sociale: “Droga – historia, përkufizime, klasifikimi, efektet, terapia” (1999),
“Divorci – vrojtime e refleksione” (bashkautor, 2001), “Demokracia dhe problemet sociale,
Studime sociologjike, I” (2002), “Interesat dhe harmonizimi i tyre, Sociologji e punës, I” (2003),
“Prostitucioni si profesion, vështrim sociologjik” (2006); “Trafikimi, rasti i Shqipërisë”,
bashkautor (2006), “Varfëria dhe fëmijët në Shqipëri” (bashkautor, 2010), “Probleme sociale
bashkëkohore (2010, 2011), “Representation and the quality of democracy in Albania – a gender
perspective” (co-author, 2007), “Some Present Social Problems of Albania” (2009) (III) Metodave të Kërkimit Shkencore: “Metodat e kërkimit në shkencat sociale” (2009),
Metodat e kërkimit shkencor (2010, 2012, 2013, 2016 & 2023).
Si President themelues i Shoqatës Sociologjike Shqiptare (Albanian Sociological Association,
ALBSA) ka udhëhequr anëtarësimin me të drejta të plota të saj në Shoqatën Ndërkombëtare të
Sociologjisë (ISA, https://www.isa-sociology.org) dhe Shoqatën Europiane të Sociologjisë, si
dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në Kongreset Botërore të Sociologjisë (Japoni, Kanada), apo në
Forumet Botërorë të saj (Turqi, Taivan) etj.
Kontekte:
Mobile: +355694067682
E-mail: lsokoli53@gmail.com
www.sociology.al

LektorDr. Enkelejda Cenaj

Dr. Enkelejda Cenaj është pedagoge e Sociologjisë pranë Departamentit të Sociologjisë,
Fakulteti i Edukimit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, për më shumë se 12 vjet. Gjatë
këtyre viteve ajo ka mbuluar kurse të Sociologjisë, Sociologjisë së Edukimit, Mendimit
Sociologjik, etj. Ajo mban gradën skencore “Doktor i Sociologjisë” të dhënë nga Universiteti i
Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale. Ajo është anëtare aktive e Institutit Shqiptar të
Sociologjisë, dhe anëtare e International Sociological Association.
Ajo është autore dhe bashkëautore e disa botimeve në revista shkencore, dhe ka marrë pjesë në
disa konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Disa nga botimet e saj përfshijnë:
✓ Unemployment in Albanian Society as one of the difficult and persistent challenges
faced by Albanian citizens, especially young people, Beder Journal of Educational
Sciences (BJES), Volume 20, Number 1, April 2019 (www.bjes.beder.edu.al)
✓ Homicides within family, as a serious crime threatening our families, in the eyes
of young people today; Interdisciplinary Journal of Research and Development
(IJRD). Volume 5, Numer 3,2018
✓ Bashkejetesa e cifteve ne Qarku n e Kukesit, midis pranimeve dhe refuzimeve;
Studime Sociale, ISSN 2309-3455, Vol. 9, No. 2,2015
✓ Migration, Youth and Social Issues in Albania: Kukes Region Case; Mediterranean
Journal of Social Sciences, Vol 4 No 10, October 2013;

✓ Education and Gender Issues in Albania: Kukes Region Case;
Journal of Educational and Social Research, Vol. 2 (6) April2012;
✓ “Chains that cannot be easily broken: women and divorce in Albania”,
Kukes Region Case; Social Studies, Albanian Institute of Sociology, Vol. 6,
No. 1,2012.

LektorDr. Merlina Koseni (Pograzha)

Dr. Merlina Koseni (Pograzha) ka lindur në qytetin e Durrësit më 22.02.1983. Punon që nga
Tetori i vitit 2007 e në vazhdim si Lektore pranë Departamentit të Sociologjisë, Fakulteti i
Edukimit, Universiteti “Alekdandër Moisiu” Durrës. Ka përfunduar studimet e larta në vitin
2006 në UT, Fakulteti i Shkencave Sociale, dega Filozofi-Sociologji. Në vitin 2010 përfundon
studimet M.s.c për Administrim Publik në “Albanian University”. Në qershor të vitit 2017
mbrojti doktoraturën në fushën e filozofisë, FSHS, Tiranë. Është anëtare e Institutit Shqiptar të
Sociologjisë si dhe pjesëmarrëse në shumë konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ajo është autore e disa artikujve shkencor të botuar në revista brenda dhe jashtë Shqipërisë.

LektorDr. Jak Simoni

Dr. Jak Simoni ka lindur në Lezhë me 25 09.1968. Është laureuar në filozofi në Universitetin
Shtetëror të Milanos dhe ka përfunduar studimet e doktoratës në Fakultetin e Shkencave Sociale
të Universitetit të Tiranës. Që prej vitit 2007 është pedagog i brendshëm i disa lëndëve të
karakterit filozofik në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, si Hyrje në
filozofi, Logjikë, Filozofi edukimi, Të menduarit kritik etj., gjithashtu prej vitesh është pedagog i
jashtëm në departamentin e Filozofisë në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të
Tiranës. Fusha e kërkimit të tij është logjika. Ai ka marrë pjesë në një seri konferencash
shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka botuar një seri artikujsh në revista shkencore
kombëtare dhe ndërkombëtare.

LektorDr. Matilda Likaj

Dr. Matilda Likaj është lektor në Departamentin e Sociologjisë, pranë Fakultetit të Edukimit, në
Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Punon prej me tepër se 12 vitesh si lektore me kohë
të plotë në universitet të ndryshme private dhe shtetërore. Dr. Likaj zotëron diplomë nga
Universiteti Selcuk (Bachelor në Sociologji), nga Universiteti Selcuk (MSh në Sociologji) dhe
nga Universiteti i Tiranës (Doktoratë në Sociologji). Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e lektor,
drejtuese e revistës shkencore, kordinatore programi dhe ka qene aktive më pjesëmarrje në
projekte të ndryshme.
Dr. Likaj është autore në më shumë se njëzetë publikimeve të artikujve në revista shkencore dhe
dyzetë pjesëmarrje dhe publikime në konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë publikime në revista te indeksuara me impakt faktori dhe
publikimet e disa projekteve. Ajo është autore e librit „Emigrimi dhe Integrimi social‟.

 

LektorProf. As. Dr. Juljana LAZE

Prof. As. Dr. Juljana LAZE është lektore në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës që nga
fillimi i vitit 2007. Ajo është diplomuar në degën Filozofi-Sociologji, pranë Fakultetit të
Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës (2004).
Në vitin 2011, përfundon Masterin ekzekutiv: Menaxhim dhe Drejtim të Institucioneve të
Arsimit të Lartë, pranë Maastricht School of Management, në Hollandë. Në vitin 2014, u
diplomua në drejtësi. Në Prill 2015, mbrojti doktoraturën në fushën e Sociologjisë së Edukimit,
pranë Departamentit të Sociologjisë, Universiteti i Tiranës.
Gjatë kësaj periudhe, ajo ka dhënë mësim në universitete private dhe publike, brenda dhe jashtë vendit në fushën e shkencave sociale, si dhe ka prezantuar punimet e saj shkencore në disa
konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo është autore dhe bashkëautore e disa publikimeve
në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Është anëtare e Institutit Shqiptar të
Sociologjisë që nga viti 2008 dhe anëtare e International Sociological Association. Interesat e saj
kërkimore janë në fushën e sociologjisë.

LektorDr. Risvan Tërshalla

Risvan Tërshalla është lindur në Dibër më 15.12.1984. Ai zotëron një diplomë Bachelor i
Shkencave në Filozofi nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale. Nga po i njëjti
Universitet e Fakultet, mban gradën Masteri Shkencave në Filozofi dhe po aty, ka mbrojtur
gradën Doktor në Filozofi.
Risvan Tërshalla është lektor me kohë të plotë pranë Departamentit të Sociologjisë, Fakulteti i
Edukimit, Universitetit Aleksandër Moisiu” Durrës. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe kohe ai është
angazhuar edhe si lektor me kohë të pjesshme për disa vite, pranë Departamentit të Filozofisë në
Universitetin e Tiranës.
Risvan Tërshalla është autor dhe bashkë-autor i disa publikimeve në revista shkencore brenda
dhe jashtë vendit, si dhe ka marre pjesë në shumë në konferenca rajonale, kombëtare dhe
ndërkombëtare.
Interesat e tij në kërkim janë filozofia politike e morale, etika dhe komunikimi.
Mobile: 00355 67 7172841
Email:
risvantershalla@uamd.edu.al
risvantershalla@gmail.com

LektorRamiola KALEMI

Ramiola KALEMI është lektore me kohë të plotë në Departamentin e Sociologjisë, Fakultetin e
Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale (Bachelor në Punë Sociale), nga Universiteti
i Palermos dhe Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”, (Master Ndërkombëtar i Nivelit të II në
Qeverisje dhe Zhvillim Territorial) dhe ka marrë titullin Doktor i Filozofisë në Shkenca
Shoqërore dhe Humane në Fakultetin e Drejtësisë Shkencave Shoqërore pranë Universitetit
NewYork, Tiranë. Ajo ka përfunduar gjithashtu dhe specializime të ndryshme në fushën e
shkencave shoqërore të tilla si; Studime dy- vjeçare socio-politike “Demokracia dhe Zhvillimi
Vendor”, si edhe specializimi 3- vjeçar i avancuar në studime mbi shkollën e Psikoterapisë
Konjitiv – Bihevjorale. Dr. Kalemi përgjatë ushtrimit të këtij profesioni për më shumë se dhjetë
vite, ka dhënë mësim në lëndë të ndryshme si; Komunikim; Komunikim në Publik;
Ndërmjetësim Edukues dhe Kulturor; Sociologji, Antropologji Sociale, etj.
Më parë ka ushtruar profesionin si punonjëse sociale e përfshirë në projekte të ndryshme zbatuar
nga OJQ në qytetin e Durrësit si dhe pranë institucioneve te Gjykatës së rrethit sikurse edhe
pranë Prokurorisë se rrethit të Durrësit, ndërsa angazhohet si specialiste promocioni në
Drejtorinë e Shëndetit Publik në Durrës për rreth 3 vjet. E shohim në pozicione drejtuese në
projekte si “Menaxhim i Integruar i Mbetjeve Urbane në Porto Romano; “Ndryshimi i
perceptimit të roleve gjinore në familjet shqiptare” etj. Gjithashtu, Dr. Ramiola Kalemi është
autore dhe bashkë-autore disa publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale,

kombëtare dhe ndërkombëtare.