Departamenti i Matematikës është pjesë e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, i cili mbulon programin e studimit Bachelor “Matematikë” (ose sipas emërtimit tuaj zyrtar) si dhe programin e ciklit të dytë Master Shkencor në “Mësuesi në Matematikë”.
Ai ka si qëllim të krijojë, transmetojë, zhvillojë dhe mbrojë dijet në fushën e matematikës përmes mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve akademike, si dhe të formojë specialistë të kualifikuar dhe të përgatisë studiues të rinj në fushën e matematikës, bazuar në programe dhe kurrikula bashkëkohore, të përshtatshme për tregun e punës në Shqipëri dhe më gjerë.
Departamenti synon të garantojë cilësi të lartë dhe të përmbushë standardet akademike për të gjitha programet e studimit që ofron në të dy ciklet. Gjithashtu, ai nxit, mbështet dhe zhvillon aktivitetin shkencor të pedagogëve dhe studentëve përmes organizimit dhe pjesëmarrjes në konferenca shkencore, seminare dhe workshop-e.
Një tjetër objektiv i rëndësishëm është bashkëpunimi me institucione arsimore, organizata dhe sektorin privat, me qëllim identifikimin e nevojave të tregut dhe përditësimin e vazhdueshëm të programeve mësimore. Departamenti kontribuon gjithashtu në zhvillimin e aftësive praktike të studentëve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.
Objektivat e Departamentit të Matematikës lidhen ngushtë me veprimtaritë formuese të programeve të studimit që ai ofron në ciklet Bachelor dhe Master. Me një staf akademik të përkushtuar dhe dinamik, departamenti synon të ofrojë kushte optimale në mësimdhënie dhe kërkim shkencor.
Stafi akademik i departamentit i kushton rëndësi të veçantë kërkimit shkencor, duke kontribuar në rritjen e reputacionit të institucionit përmes pjesëmarrjes në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, botimeve në revista shkencore, si dhe avancimit në tituj dhe grada shkencore. Aktualisht, departamenti përbëhet nga 14 lektorë me kohë të plotë, nga të cilët 11 mbajnë gradën “Doktor Shkencash”.
Stafi:
Dr. Teuta THANASI (BITI)) është që prej 5 vitesh Pergjegjese e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës si dhe lektore (profesore) e kurseve të ndryshme të matematikës pranë këtij universiteti. Ajo është diplomuar në bachelor për Matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës. Më vonë për të plotësuar ambiciet akademike, zonja Thanasi u diplomua në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Ekonomisë dega Administrim – Biznes. Ky diplomim i shërbeu si një shkallë për të kryer Masterin në Administrim Biznesi po në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Zonja THANASI ka qenë shumë e prirur dhe plot pasion përsa i përket ekonomisë dhe paradigmave matematike përkatëse. Me zell dhe me shumë punë ajo mbrojti tezën e doktoraturës në “Kërkime operacionale” në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës. Në punimin e saj shkencor u kombinuan suksesshëm metodat e modelimit statistikor me analizën e të dhënave për të bërë një parashikim të ecurisë së remitancave në Shqipëri, duke pasur parasysh ndikimin, që kanë këto remitanca në GDP-në e Shqipërisë. Që nga viti 2007 Dr. THANASI punon pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, në fillim si lektore e jashtme dhe që nga viti 2012 si profesoreshë full time në kurset e ndryshme të matematikës . Gjatë karierës së saj, Dr. THANASI gjithnjë ka qenë e fokusuar plot pasion për përmirësimin e cilësisë së arsimit të mesëm dhe të lartë. Në vitet 2016-2020 ka qenë edhe anëtare e Senatit Akademik të universitetit organizëm ky, që mbulon formulimin e politikave akademike të universitetit. Po ashtu zonja THANASI ka qenë anëtare e bordit të pranimit të teksteve të matematikës, që përdoren nga studentë dhe nxënës të cikleve të ndryshme të arsimit. Dr. THANASI është edhe bashkë autore e disa teksteve të matematikës, që përdoren nga nxënës dhe studentë të cikleve të ndryshme. Ajo ka kontribuar në komunitetin shkencor jo vetëm duke qenë pjesë e këtij komuniteti dhe me botimin e kërkimeve të saja, në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, por edhe duke qenë anëtare e bordit organizues, duke drejtuar konferenca shkencore ndërkombëtare të mbajtura në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Elbasan, Pejë, etj. Gjithashtu, ajo ka qenë pjesë e projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare të fokusuara në inovacionin dhe zhvillimin e metodologjive të reja mësimore në matematikë dhe edukim. Përveç kësaj, Dr. THANASI ka marrë pjesë aktivisht si trajnuese në programe të trajnimit të mësuesve të matimatikes të arsimit të mesëm të ulët dhe të lartë, duke kontribuar në zhvillimin profesional dhe shkencor të tyre.
Prof. Dr. Lindita Mukli lektore e matematikës në Departamentin e Matematikës, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës. E punësuar që nga hapja e Universitetit, në 2008-2010 ka qënë Zv. Rektore Mësimore dhe 2010-2024 Dekane e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit.
Znj. Mukli është autore dhe bashkëautore e shumë publikimeve shkencore dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca. Ajo ka qenë pjesë e grupit organizativ apo shkencor të disa konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare. Pjesë e bordit shkencor në dy revista shkencore. Është bashkautore e më shumë se 25 teksteve të matematikës të përdorura nga nxënës të cikleve të ndryshme dhe studentë.
Ajo ka qenë drejtuese e disa konferencave dhe pjesë e grupit të punës në disa projekte kombëtare dhe të huaja si Tempus, Interreg, Erasmus+ etj.
Prof. Asoc. Anjeza Pasku (Krakulli) është lektore në Departamentin e Matematikës, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron diplomë të integruar të nivelit të dytë (DIND) dhe Master të Nivelit të Dytë (MND) nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, në Matematikë, si dhe ka mbaruar po në këtë fakultet studimet doktorale në fushën Algjebër dhe Analizë. Në vitin 2022 ajo ka fituar titullin Profesor i Asociuar pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Gjithashtu ajo ka shkruar dhe është bashkëautore e disa cikle leksionesh për degët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, Matematika Diskrete, Algjebra Abstrakte dhe Plotësime në Algjebër. Prof. Asoc. Anjeza Pasku është autore dhe bashkë-autore e disa publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Aktualisht Prof. Asoc. Anjeza Pasku mban postin e Dekanit në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës.
Prof. Asoc Silvana Liftaj është lektore në Departamentin e Matematikës, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron gradën shkencor Doktor te fituar në Departamentin e Matematikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Gjithashtu ajo ka diplomë të integruar në Matematikë dhe ka mbaruar shkollën pasuniversitare në Departamentin e Matematikës Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.
Fusha e studimit shkencor është studimi i hapësirave n- normuara dhe studimi i teorisë së pikave fikse. Së fundmi ajo është fokusuar dhe në studimin e Didaktikës së Matematikës e cila luan një rol të rëndësishëm në përgatitjen e mësuesve të Matematikës.
Gjatë kësaj kohe ajo është përkushtuar dhe në fushën e mësimdhënies ku është lektore e disa lëndëve të disiplinës së Analizës.
PhD. Liftaj është autore dhe bashkë-autore e disa publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Prof. Asoc Robert Kosova është lektor në Departamentin e Matematikës, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Ai ka një diplomë Bachelor dhe Master Shkencor nga “Universiteti i Tiranës” (Fakulteti i Shkencave të Natyrës, në Matematikë, në vitin 1985).
Ka mbrojtur Doktoraturën në vitin 2016, në Departamentin e Matematikës së Zbatuar, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në fushën e Kërkimeve Operacionale dhe Statistikës.
Dr. Robert Kosova është autor i disa librave dhe artikujve në revistat kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ai ka marrë pjesë në disa konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare, në disa nga këto konferenca ai ka qenë anëtar i Komitetit Organizativ si dhe kryesues sesioni.
Në Departamentin e Matematikës, ai është lektor i lëndëve Probabilitet dhe Statistikë, Teoria e Numrit, etj.
Dr.Fabiana Muharremi (Çullhaj) që prej vitit 2009 është lektore me kohë të plotë në Departamentin e Matematikës, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Ka përfunduar studimet e larta në vitin 2009 Dega Matematikë, profili 5-vjeçar, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2012 ka përfunduar studimet Post Master në “Matematikë Teorike” dhe në Qershor 2021 ka marrë gradën shkencore Doktor i Shkencave në “Analizë dhe Algjebër”, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti Tiranës.
Në periudhën 2010-2016 ka punuar si Lektore me kohë të pjesshme në Departamentin e Matematikës, Fakulteti Inxhinjerisë së Ndërtimit, Universiteti Tiranës.
Në vitin akademik 2016-2017 ka dhënë lëndën e matematikës në shkollën e mesme jo publike “Rilindja” Durrës.
Fabiana Muharremi (Çullhaj) është autore dhe bashkë-autore e disa publikimeve në revista shkencore dhe konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare.
Dr. Aurela Biçaku është lektore në Departamentin e Matematikës, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Ajo zotëron diplomë të integruar të nivelit të dytë (DIND) dhe Master të Nivelit të Dytë (MND) nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, në Matematikë të aplikuar, si dhe ka mbaruar po në këtë fakultet studimet doktorale në fushën Probabilitet dhe Statistikë.
(bashkëautore në cikël leksionesh të Matematikës Aplikuar)
Dr. Aurela Biçaku është autore dhe bashkë-autore e disa publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Dr. Xhuljeta Meçaj është lektore pranë Dep. te Matematikes, pjesë e Fakultetit të TI në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Është diplomuar në Universitetin “Isamil Qemali” Vlore” me dt. 29.07.2008 në degën Matematike-Fizike, dhe me dt.13.07.2018 nga Universiteti i Tiranës me gradën Doktor i Shkencave.
Në 2009-2012 ka qënë mesuese ne shkollen “Belo Belaj” Vlore dhe me pas ka kaluar drejtoreshe prane kesaj shkolle, në 2012-2016 ka qene mesuese ne shkollen “Shaban Demiraj” Vlore ,20016-Tetor 2018 ka qene drejoreshe prane kesaj shkolle.Nentor 2018 ka kaluar lektore prane dep te Matematikes ne universitetin “Aleksander Moisiu”Durres.
Dr. Mecaj është certifikuar nga qendra didaktike”Irosoft” per mesimdhenien, nxenien dhe aftesite kurrikulare.Eshte certifikuar nga “Junior Achievement “
Dr. Meçaj është autore dhe bashkë-autore e disa publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ajo eshte bashke-autore e librit per ushtrime te Matures Sheterore.
Doc. Neime Pjerro Gjikaj është lektore pranë Dep. Matematikës, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Është diplomuar në “Universitetin e Tiranës” në degën “Matematikë” 5 vjecar, dhe prej vitit 2009 merr titullin Docent, pranë departamentit te Matematikes në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë. Tashmë ndjek studimet doktorale (në vitin e dytë të studimeve) pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave.
Ka punuar prej disa vitesh pranë Universitetit Ismail Qemali, si pedagoge e jashtme, drejtuese, shefe e seksionit të Matematikës, Kancelare, shefe e Departamentit të Matematikës, anëtare e Këshillit të Fakultetit, Kryetare e Këshillit të Etikës.
Prej 2014 e në vazhdim është pjeë e stafik akademik të përhershëm si lektore pranë Departamentit të Matematikës, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Neime Gjikaj është autore e disa librave universitare, e veprimtarive shkencore si dhe publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Studimet e saj janë të thelluara kryesisht në lëmin e matematikës, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit .
Doc. Neime Pjerro Gjikaj është autore e disa botimeve si, Edukimi dhe zhvillimi i fëmijëve me nevoja të vecanta nëpërmjet përdorimit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (2020); Kalkulus (2010); “Ushtrime të Matematikës së Lartë”.
Është autore e disa botimeve në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe të indeksuara në Scopus.
Dr. Orgest BEQIRI është lektor në departamentin e Matematikës, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’ Durrës që prej vitit 2009. Ai zotëron diplomë të integruar të nivelit të dytë, master të nivelit të dytë dhe gradën shkencore doktor, në Algjebër, në Universitetin e Tiranës.
Fusha bazë e studimit është Algjebra.
Ai është autor i parë dhe bashkëautor i disa artikujve të publikuar në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ai është bashkëautor i tekstit universitar Matematika Elementare 1, si dhe ka përshtatur leksione të shkruara për lëndën Modelim dhe Teknika të Zgjidhjes së Problemit.
Ai ka punuar si lektor i jashtëm në universitete të ndryshme në Shqipëri.
Blerina Boçi është lektore në Departamentin e Matematikes, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron diplomë Bachelor dhe Master Shkencor nga “Universiteti i Tiranës” (Fakulteti i Shkencave të Natyrës).
Blerina Boçi është autore dhe bashkë-autore e disa publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo ka aftësi te mira per te punuar ne grup dhe komunikuese.
Blerina Boçi është lektore në Departamentin e Matematikes, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron diplomë Bachelor dhe Master Shkencor nga “Universiteti i Tiranës” (Fakulteti i Shkencave të Natyrës).
Blerina Boçi është autore dhe bashkë-autore e disa publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo ka aftësi te mira per te punuar ne grup dhe komunikuese.
Msc.Dorina Guxholli që prej vitit 2009 është lektore me kohë të plotë në Departamentin e Matematikës, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Ka përfunduar studimet e larta në vitin 2002 Dega Matematikë, profili 5-vjeçar, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2012 ka përfunduar studimet Post Master në “Matematikë Teorike”
Dorina Guxholli është autore dhe bashkë-autore e disa publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Arben Reka është lektor në Departamentin e Matematikës,Fakulteti i Teknologjisë Informacionit në Universitetin “Aleksandër Moisiu “Durrës.Ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në vitin 1988 , në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Matematikë, dega 5vjecare, diplomuar “Matematikan”.
Nga viti 2011-2015 pedagog i jashtem dhe nga 2015 e ne vazhdim pedagog me kohë të plotë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe rajonale dhe është bashkëautor në disa publikime në artikuj të botuar në konferenca dhe buletine periodike shkencore.
Aktualisht është lektor në lëndët e Algjebrës, Gjeometrisë Analitike, Trigonometrisë, Matematikë 2 ,Mesimdhënie e Matematikës,etj.