Bankat e gjelbra mund të marrin disa forma, por të gjitha ato janë të motivuara nga një qëllim publik – përshpejtimi i zhvillimit me karbon të ulët, rezistent ndaj klimës dhe zhvillim i qëndrueshëm. Një bankë e gjelbër është më shpesh një institucion financiar i specializuar, që vepron në mënyrë komerciale, në pronësi publike ose një strukturë që vepron si një pikë qendrore për rritjen e investimeve vendase në projekte miqësore me klimën dhe të qëndrueshme. Si pikë qendrore për kushtet klimatike të një vendi, një bankë e gjelbër mund të përdorë burime të reja të kapitalit vendas (të tilla si fondet e pensioneve dhe fondet sovrane të pasurisë) dhe kapitalin ndërkombëtar (si bankat e zhvillimit shumëpalësh dhe fondet e klimës).
Bankat e gjelbra mund t’i ndihmojnë vendet të sigurojnë mbrojtjen klimatike që ndonjëherë është e vështirë për t’u aksesuar, ndërkohë që shpërndajnë kapital në tregje dhe teknologji të reja.
Ky projekt është një hap fillestar për përshpejtimin e krijimit të bankave të gjelbra dhe në këtë mënyrë, investimin në zgjidhjet klimatike. Si rrjedhim, ka për qëllim të informojë dhe krijojë një shtysë në vazhdim për:
Bankat e gjelbra mund të ndihmojnë institucionet financiare dhe ofruesit e financimit të klimës për të arritur qëllimet e brendshme për të harmonizuar portofolet e tyre nën Marrëveshjen e Parisit. Gjithashtu kanë efekte valëzuese për institucionet financiare vendase, duke i ndihmuar ato të kuptojnë mundësitë e investimit në projekte të qëndrueshme dhe të kalimit në një sistem financiar të gjelbër.
Ato mund të ofrojnë produkte që do të ndihmojnë në uljen e kostove për familjet – për shembull, duke ofruar kapital për projektet diellore në komunitet që ulin faturat e energjisë elektrike pa imponuar barrë borxhi shtesë për familjet.
|
Objektivi |
Rezultati |
Aktiviteti |
Periudha kohore |
|
1. Njohja me objektivat e projektit dhe mjetet që do të përdoren për t’i realizuar ato. |
Nxitja drejt projekteve miqësore me natyrën, nën financimin nga kreditë e gjelbra apo produkte të tjera alternative. |
Workshop – Implementimi i produkteve të gjelbra në bankat tregtare. Bankat e gjelbra – Risi apo nevojë? Portofoli digjital – Zgjedhje apo zgjidhje? (Grupet e interesit) |
Prill 2025 |
|
2. Njohja me qasjen në tregun shqiptar të bankave të gjelbra.
Cdo gjë fillon që në gjenëzë, prandaj informacioni i duhur do të sjellë qasjen e duhur të brezit të ardhshëm ndaj temave si, produktet e gjelbra, kreditë e gjelbra, bankat e gjelbra etj. Njohja me portofolin digjital Lores+ si një platformë e re digjitale, fintech. |
Implementimi i projekteve të gjelbra. Hapat për finalizimin e kredive të gjelbra tek bizneset. |
Fushatë informuese me studentët e MsC ISDR: Edukimi mbi produkte e gjelbra të ofruara nga bankat tregtare
Lores+: Kredia e gjelbër në biznese |
Qershor 2025 |
|
3. Shpërndarja e anketës Njohja me rezultatet e punës shkencore |
Përpunimi i të dhënave dhe nxjerrja e rezultateve.
Identifikimi i hapave që mund të ndërmerren për angazhimin e akademisë por edhe institucioneve të tjera, në lidhje me përdorimin e produkteve/shërbimeve të gjelbra në afatgjatë. |
Anketa – Sa njihen qytetarët me konceptin e produkteve të gjelbra?
Konsultimi me rezultatet e anketës (Grupet e interesit) |
Korrik -Shtator 2025 |
|
4. Bankat e gjelbra, impakti i tyre në Shqipëri dhe sfidat e së ardhmes. |
Identifikimi i situatës konkrete ku qëndron Shqipëria në lidhje me produktet/shërbimet e gjelbra dhe bankat e gjelbra, në krahasim me vendet e rajonit. |
Seminar në Universitetin “Fan S.Noli” Korcë, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Financë-Kontabilitetit. |
Tetor 2025 |
|
5. Përmbledhja e aktiviteteve të realizuara në kuadër të projektit |
Rezultate e prekshme nga aplikimi i projektit.
Vazhdimësia e projektit.
Informimi i grupeve të ndryshme të interesit. |
Newsletter me arritjet e projektit nën moton “Të gjithë drejt produkteve të gjelbra” |
Dhjetor 2025 |
Investing for a Sustainable Future!
Sustainable investment strategies and Green financing opportunities (renewable energy, eco-friendly loans).
Gjatë ditës së premte, datë 18.04.2025 u zhvillua Workshop-i me temë: “Implementimi i produkteve të gjelbra në bankat tregtare. Bankat e gjelbra – Risi apo nevojë?”, në kuadër të zbatimit të projektit “Bankat e gjelbra – institucione financiare ose lehtësira të dedikuara për të përshpejtuar kalimin drejt një ekonomie të qëndrueshme”, projekt i kërkimit shkencor i financuar nga Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës, i koordinuar nga Prof.As.Dr. Arjeta Shpuza (Hallunovi).
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte krijimi i një platformë të hapur diskutimi mbi mënyrat se si bankat tregtare mund të integrojnë produkte të gjelbra në portofolin e tyre, si një përgjigje ndaj nevojave të reja të tregut, por edhe si një kontribut i drejtpërdrejtë ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe nxitjes së një ekonomie të përgjegjshme.
📚Sot u zhvillua aktiviteti me temë “Fushata informuese me studentët bachelor/master të Fakultetit të Biznesit mbi edukimin në lidhje produktet e gjelbra të ofruara nga bankat tregtare shqiptare. Raste të kresisë së gjelbër në biznese”.
Ky aktivitet vjen në vazhdën e implementimit të projektit të kërkimit shkencor të financuar nga UAMD, me titull “Green banks: 🟩Financial institutions or facilities dedicated to acceleratingthe shift to a sustainable economy”.
Në fjalën e hapjes së aktivitetit Prof.As.Dr. Hallunovi përveç rëndësisë së aktivitetit, prezantoj edhe laboratorin e softwareve FinBook Lab, një risi në Universitetet shqiptare.
Gjatë ligjeratës së Prof.As.Dr. Anamali studentët u njohën me qasjen në tregun shqiptar të bankave të gjelbra dhe produkteve të gjelbra. Theksi u vu edhe në njohjen me portofolin digjital dhe platformat e reja digjitale, si fintech.
Në fund pati pyetje, diskutime dhe demostrime të rasteve konkrete nga studentët dhe anëtarët e grupit të punës, si Prof.As.Dr. Vangjeli, Prof.As.Dr. Shosha, Dr. Istrefi dhe Dr. Proç. Lamçja.
Ditën e sotme grupi i punës u mblodh për të hartuar pyetesorin në lidhje me njohjen që kanë konsumatorët për produktet e gjelbra që ofrohen në bankat tregtare. Në vazhdim do të realizohet shpërndarja dhe nxjerrja e rezultateve me qëllim publikimin e artikullit me indeks Scopus, si një nga objektivat e projektit dhe kontributit në literaturën shqiptare.
It was a great pleasure to welcome everyone to the Green Banks 2025 Poster Session, coordinated by Assoc. Prof. Dr. Arjeta Hallunovi and organized within the framework of the project “Green Banks – Financial Institutions or Facilities Dedicated to Accelerating the Transition to a Sustainable Economy”, financed by University “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Today’s event brought together bright minds, passionate researchers, and innovative thinkers committed to shaping a more sustainable financial future. Through posters, discussions, and shared ideas, we explored how green finance, sustainable banking, and responsible investment can drive the transition toward a greener economy.
The concept of Green Banks goes beyond financing renewable energy or climate projects — it’s about rethinking the role of finance in promoting environmental, social, and economic sustainability. Each presentation represented a step forward in understanding how financial institutions can become true catalysts for positive change.
A heartfelt thank you to our inspiring keynote speakers:
🎓 Prof. Gordana Djurovic – University of Montenegro
🎓 Dr. Sheeja Sivaprasad – University of Westminster
🎓 Dr. Klaudia Lipi – University of Korça
A special thanks also to Ass. Prof. Dr. Rovena Vangjeli, Head of the Department of Finance and Accounting, for her continuous support and leadership throughout this initiative.
Together, we continue to foster dialogue and research for a more sustainable and inclusive financial future. 🌍💚
Research participants: Anita Ndregjoni, Denisa Merhadi Peka, Eneida Elezi, Sabina Dalipi, Merjeme Zyko, Aleksandra Sula, Siria Lame, Blerina Halili, Natalia Simo, Sofija Petrovic, Desjona Xhaferaj, Megi Spahiu, Danjel Kalari, Kejdi Dhuli, Erda Dervishi, Xheni Sana.
Akademia, duke qënë se ky projekt mund të jetë edhe një fillim i mirë që të ketë një modul të vecantë që mund të vendoset në kurrikulën e programeve të studimit bachelor/master në lidhje me rëndësinë e ekonomisë qarkulluese, financës së gjelbër, bankave të gjelbra, produkteve/shërbimeve të gjelbra etj.
Institucionet financiare, kryesisht bankat e nivelit të dytë, që mund të kenë një shtysë për rritjen produkteve/shërbimeve që ofrojnë duke u përpjekur të kalojnë drejt platformave tërësisht digjitale, aplikacioneve apo portofolit digjital.
Publiku i gjerë, që mund të ndërgjegjësohet për të përqafuar më shumë moton drejt të gjelbrës.
Qytetarët dhe komunitetet do të përfitojnë nga përmirësimi i mjedisit dhe nga rritja e ndërgjegjësimit për ndryshimet klimatike dhe praktikat e qëndrueshme.
Bizneset dhe industria do të përfitojnë nga mundësitë e reja për investime dhe nga politikat mbështetëse për zhvillimin e projekteve të gjelbra.
Qeveria dhe institucionet publike do të përfitojnë nga zbatimi i politikave të gjelbra dhe nga përmirësimi i kapaciteteve për menaxhimin e ndryshimeve klimatike.
Shoqëria civile dhe organizatat jofitimprurëse do të përfitojnë nga mbështetja për iniciativat e tyre dhe nga rritja e ndërgjegjësimit publik për çështjet mjedisore.
Forcimi i Kërkimit dhe Zhvillimit (R&D) në Sektorin e Energjisë së Rinovueshme
Promovimi i Teknologjive të Pastra dhe Inovacioneve të Qëndrueshme
|
Grada shkencore/ Titulli/ Statusi |
Roli (koordinator ose anëtar) |
Emër mbiemër |
Fakulteti dhe Departamenti |
Detyrat në projekt |
|
Dr / Lektore me kohë të plotë |
Koordinatore |
Arjeta Shpuza (Hallunovi) |
Fakulteti i Biznesit/Departamenti i Financë-Kontabilitetit |
Koordinimi i të gjitha aktiviteteve të parashikuara në kalendarin e aktiviteteve (shtojca 4). |
|
Prof.As/ Përgjegjëse Departamenti |
Anëtare |
Rovena Vangjel |
Fakulteti i Biznesit/Departammenti i Financë-Kontabilitetit |
Ndjekje e Workshop-it të hapjes së projektit. Pjesë e organizimit së seminarit në Universitetin “Fan S.Noli” Korcë. Menaxhon hartimin e anketës. Kontribuojë në hartimin e newsletter për pasqyrimin e aktiviteteve të projektit. |
|
Prof.As/ Lektore me kohë të plotë |
Anëtare |
Bitila Shosha |
Fakulteti i Biznesit/Departammenti i Financë-Kontabilitetit |
Pjesë e Workshop-it të hapjes së projektit. Kontribuojë në hartimin e newsletter për pasqyrimin e aktiviteteve të projektit. |
|
Prof.As / Lektore me kohë të plotë |
Anëtare |
Armela Anamali |
Fakulteti i Biznesit/Departammenti i Financë-Kontabilitetit |
Pjesë e Workshop-it të hapjes së projektit. Kontribuojë në hartimin e newsletter për pasqyrimin e aktiviteteve të projektit. |
|
Dr/ Lektore me kohë të plotë |
Anëtare |
Enida Istrefi |
Fakulteti i Biznesit/Departammenti i Financë-Kontabilitetit |
Pjesë e Workshop-it të hapjes së projektit. Promovon fushatën informuese mbi bankat e gjelbra. Kontribuojë në hartimin e newsletter për pasqyrimin e aktiviteteve të projektit. |
|
Dr process / Lektore me kohë të plotë |
Anëtare |
Jonida Lamcja |
Fakulteti i Biznesit/Departammenti i Financë-Kontabilitetit |
Pjesë e Workshop-it të hapjes së projektit. Përpunon të dhënat e anketës. Kontribuojë në hartimin e newsletter për pasqyrimin e aktiviteteve të projektit. |