Bachelor në “International Business Management” (Program i Përbashkët UAMD-IPB)

Programi i studimit Bachelor në “International Business Management” është një program i përbashkët (Joint Degree Programme) i ofruar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) dhe Instituti Politeknik i Bragançës (Instituto Politécnico de Bragança – IPB)

Programi i studimit Bachelor në “International Business Management” është një program i përbashkët (Joint Degree Programme) i ofruar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) dhe Instituti Politeknik i Bragançës (Instituto Politécnico de Bragança – IPB), Portugali, i ndërtuar mbi standardet e Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë dhe i mbështetur në një marrëveshje institucionale ndërmjet dy universiteteve. Programi synon të përgatisë profesionistë të aftë për të menaxhuar organizata dhe sipërmarrje në një mjedis ndërkombëtar, duke kombinuar njohuritë akademike me përvojën ndërkulturore dhe ndërkombëtare.

Programi u ofron studentëve një formim të plotë në fushën e menaxhimit ndërkombëtar, ekonomisë, financës, marketingut, sipërmarrjes, tregtisë ndërkombëtare, të drejtës ndërkombëtare, menaxhimit të burimeve njerëzore dhe transformimit digjital të biznesit. Kurrikula është hartuar në bashkëpunim nga të dy institucionet partnere, duke garantuar përputhshmëri të plotë me standardet evropiane dhe nevojat e tregut global të punës.

Një nga veçoritë kryesore të këtij programi është dimensioni i tij ndërkombëtar. Studentët ndjekin studimet në UAMD, ndërsa gjatë vitit të dytë ose të tretë realizojnë një semestër mobiliteti akademik në Institutin Politeknik të Bragançës, ku ndjekin lëndë të përzgjedhura në gjuhën angleze dhe studiojnë së bashku me studentë ndërkombëtarë. Kreditet e fituara gjatë mobilitetit njihen plotësisht nga të dy institucionet, duke siguruar vazhdimësinë e studimeve pa pengesa akademike.

Një përfitim i rëndësishëm i programit është se, pas përmbushjes me sukses të të gjitha kërkesave akademike dhe grumbullimit të 180 krediteve ECTS, studentët pajisen me dy diploma Bachelor:

  1. diplomën Bachelor në “International Business Management” të lëshuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës; dhe
  2. diplomën Bachelor në “International Business Management” të lëshuar nga Instituti Politeknik i Bragançës, Portugali.

Programi zhvillohet tërësisht në gjuhën angleze, duke kontribuar në zhvillimin e kompetencave gjuhësore dhe ndërkulturore të studentëve, si dhe duke rritur ndjeshëm mundësitë e tyre për studime të mëtejshme dhe punësim në tregun ndërkombëtar të punës. Përveç mobilitetit në IPB, studentët kanë mundësi të përfitojnë edhe nga programe të tjera ndërkombëtare shkëmbimi, si Erasmus+, si dhe nga pjesëmarrja në aktivitete akademike dhe profesionale të organizuara nga universitetet partnere.

Programi promovon zhvillimin e kompetencave analitike, strategjike dhe sipërmarrëse, duke u mundësuar studentëve të kuptojnë dinamikat e ekonomisë globale, të analizojnë tregjet ndërkombëtare, të hartojnë strategji biznesi dhe të marrin vendime menaxheriale në mjedise shumëkulturore. Nëpërmjet metodave bashkëkohore të mësimdhënies, projekteve praktike dhe praktikës profesionale, studentët zhvillojnë aftësitë e nevojshme për të udhëhequr organizata që operojnë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Pas diplomimit, studentët mund të vazhdojnë studimet në programe Master në Shqipëri, Portugali ose në universitete të tjera evropiane, duke përfituar nga njohja ndërkombëtare e diplomave të tyre. Gjithashtu, ata janë të kualifikuar për t’u punësuar në kompani shumëkombëshe, institucione financiare, organizata ndërkombëtare, administratën publike, organizata jofitimprurëse, kompani eksport-importi, sektorin bankar dhe financiar, si dhe për të zhvilluar iniciativat e tyre sipërmarrëse.

Programi i studimit organizohet në tre (3) vite akademike (gjashtë semestra) dhe përfshin gjithsej 180 kredite ECTS, në përputhje me standardet e Procesit të Bolonjës dhe marrëveshjen e programit të përbashkët ndërmjet UAMD dhe IPB.

  • Organizata ndërqeveritare;
  • Organizata jo qeveritare kombëtare dhe ndërkombëtare;
  • Shërbimetdiplomatikenë vend dhe jashtëvendit;
  • Adminsitratën publike qëndrore apo lokale, sidomos në sektorin e marrëdhënieve me jashtë dhe projekteve të financuar nga donatorë të huaj
  • Organet e Bashkimit Evropian, të ndodhura në zyrat qendrore apo në vende të tjera anëtare;
  • Korporatat e mëdha ndërkombëtare etj.

Programi zhvillohet tërësisht në gjuhën angleze, duke kontribuar në zhvillimin e kompetencave gjuhësore dhe ndërkulturore të studentëve, si dhe duke rritur ndjeshëm mundësitë e tyre për studime të mëtejshme dhe punësim në tregun ndërkombëtar të punës. Përveç mobilitetit në IPB, studentët kanë mundësi të përfitojnë edhe nga programe të tjera ndërkombëtare shkëmbimi, si Erasmus+, si dhe nga pjesëmarrja në aktivitete akademike dhe profesionale të organizuara nga universitetet partnere.

Programi promovon zhvillimin e kompetencave analitike, strategjike dhe sipërmarrëse, duke u mundësuar studentëve të kuptojnë dinamikat e ekonomisë globale, të analizojnë tregjet ndërkombëtare, të hartojnë strategji biznesi dhe të marrin vendime menaxheriale në mjedise shumëkulturore. Nëpërmjet metodave bashkëkohore të mësimdhënies, projekteve praktike dhe praktikës profesionale, studentët zhvillojnë aftësitë e nevojshme për të udhëhequr organizata që operojnë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Pyetje të shpeshta nga maturantët…

Çfarë do të thotë diplomë e dyfishtë në Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik?

Studentët e programit “Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik” në DAP, UAMD do të studiojnë në universitetin La Sapienza për së paku një semestër akademik (30 kredite), ndërkohë që studentët e programit “Cooperazione Internazionale e Sviluppo” në La Sapienza do të studiojnë në UAMD për një semestër akademik (30 kredite). Në përfundimin e studimeve, studentët e të dy Universiteteve do të mbajnë një diplomë të lëshuar nga të dy universitetet.

Përse një diplomë bachelor në Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik?

Kjo përbën mundësi dhe përparësi të madhe, veçanërisht për studentët shqiptarë, të cilët do të përballen me një përvojë ndërkombëtare, duke studiuar në një prej universiteteve më të vjetër dhe prestigjioz të botës.

Si mund të regjistroheni në këtë program studimi?

Mund të bëheni pjesë e këtij programi studimi duke aplikuar sikurse çdo maturant nëpërmjet procedurës zyrtare ne E-Albania. Kritere të veçanta pranimi nuk ka.