
FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE
Kam përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, ku kam ndërtuar bazat e formimit tim profesional në fushën e drejtësisë.
🎓 Bachelor në Drejtësi (2019)
🎓 Master Shkencor në të Drejtë Private (2021)
Gjatë viteve të studimit isha pjesë e rrjetit të ekselencës dhe u vlerësova me Certifikatë për Arritje të Larta Akademike.
Në vitin 2023 u licencova si Avokat, ndërsa aktualisht jam doktorant në fushën e së Drejtës Publike pranë Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike.
Prej vitit 2022 jam pjesë e stafit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, fillimisht si lektor i jashtëm, ndërsa aktualisht ushtroj detyrën e Specialistit në Sektorin e Karrierës dhe Alumni, pranë Drejtorisë së Administrimit dhe Shërbimeve Akademike.
Studimet në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës kanë qenë themeli i zhvillimit tim akademik dhe profesional. Ato më pajisën me njohuri të forta teorike, aftësi praktike dhe besimin për të ndërtuar karrierën time në fushën e drejtësisë. Sot, si avokat, doktorant dhe pjesë e stafit akademik të UAMD-së, kam kënaqësinë të kontribuoj në të njëjtin universitet ku u formova. UAMD nuk më dha vetëm një diplomë, por edhe mundësinë të zhvillohem profesionalisht dhe të ndihmoj brezat e rinj në rrugëtimin e tyre drejt suksesit.