Plani mësimor është pasqyra e lëndëve të ofruara nga një program studimi ku përcaktohen lëndët e programit të studimit të ndara sipas kategorive të veprimtarive formuese ,dhe shpërndarja e tyre përgjatë kohëzgjatjes normale të programit të studimit në vite e semestra. Ajo hartohet nga njësia bazë, miratohet nga Dekanati përkatës, dhe në fund dërgohet për miratim në Senatin Akademik
Kurikula përcakton për çdo kurs semestrin dhe vitin e studimeve ,kur kursi ofrohet për frekuentim si dhe kreditet që i janë përcaktuar çdo kursi.
Programi i studimit përbëhet nga veprimatri formuese, te cilat realizohen me kredite ECTS. Me qellim lehtesimin e integrimit të studentëve të diplomuar pranë UAMD-së në tregun e punës, ofrohet dhe konvertimi në kredite UsCr.
Transkipti përfshin lëndët e realizuara nga studenti për 3 vite akademike të përkthyera në gjuhen angleze sipas suplementeve përkatëse për secilën degë.
Pranë Sektorit të Çështjeve Mësimore realizohen 3 praktika të ndryshme të programeve të studimit
-Programi i studimit për transferim brenda ose jashtë përfshin këto dokumentacione:
–Fotokopje e diplomës dhe suplementit.
-Për studentët që nuk kanë përfunduar studimet kërkohet vërtetimi origjinal i firmosur nga sekretarja mësimore,K/sekretarja, dhe Drejtuesi i Njësise Kryesore
-Për studentët të cilët aplikojnë për studim jashtë vëndit vërtetimi origjinal firmoset nga K/sekretarja ,Drejtuesi i Njësisë Kryesore, dhe Titullari i Institucionit.
-Fotokopje e kartës identitetit
-Kërkesa për aplikim (SHKARKO)
-Faturë për arkëtim (SHKARKO)
Program studimi për punësim brenda dhe jashtë vendit përmban këto dokumentacione:
-Fotokopje e diplomës dhe suplementit
-Tabela në të cilën janë pasqyruar lëndët e realizuara
-Fotokopje e kartës identitetit
-Kërkesë për aplikim (SHKARKO)
-Faturë për arkëtim (SHKARKO)
This will close in 0 seconds