Përshkrimi i Programit:
Lloji i programit: Programi “Gazetari dhe Marrëdhënie me Publikun” është një program bachelor (niveli 6 i KSHK) me një total prej 180 kreditesh.
Kohëzgjatja: Programi është i organizuar për një periudhë 3 vjet akademike.
Programi i studimit bachelor në Gazetari dhe Marrëdhënie me Publikun është konceptuar për të rinjtë që kanë përfunduar ciklin e mesëm të studimeve dhe dëshirojnë të ndjekin studimet universitare në fushën e Gazetarisë dhe Marrëdhënieve me Publikun. Ky program synon të aftësojë studentët në studimin e thelluar të teorive dhe modeleve bashkëkohore të komunikimit, marrëdhënieve me publikun dhe gazetarisë, të ndara sipas disa prej fushave kryesore të zbatimit të tyre në politikë, në shoqërinë civile, biznes, industri mediatike etj. Programi, synon gjithashtu, të përgatisë specialistë komunikimi të aftë për t’u angazhuar në menaxhimin e marrëdhënieve publike në sektorë të ndryshëm. Theks i veçantë i vihet forcimit të aftësive konkrete profesionale përmes studimit të strategjive bashkëkohore, si dhe modeleve më të suksesshme të gazetarisë dhe Marrëdhënieve me Publikun.
Përveç dimensionit akademik dhe teorik kjo diplomë ofron edhe lëndë me një theks të qartë praktik që lejon studentët të përfshihen në aktivitete konkrete formuese dhe aplikative. Ky program thekson kompetencën akademike në fushën e gazetarisë dhe Marrëdhënieve me Publikun dhe krijon bazat e nevojshme për studime më të thelluara në Master.
Ky është një program ndёrdisiplinor, me theks të barabartë në tё dy disiplinat (gazetari dhe marrëdhënie publike). Ky program studimi synon të ofrojë elementet dhe mjetet e nevojshme për zhvillimin aftësive si në fushën e Gazetarisë ashtu dhe në fushën e Marrëdhënieve me Publikun dhe në veçanti të formojë profesionistë të aftë për tregun e punës.
Programi Bachelor në “Gazetari dhe Marrëdhënie me Publikun” zhvillon një sërë aftësish, si ato menaxhuese, këshilluese, politike dhe analitike.
Objektivat:
Pikat e forta të këtij programi studimi janë:
Pyetje të shpeshta nga maturantët…