Alumni-Arsena Shkurti

Arsena Shkurti

Alumni "UAMD" - "Rrënjët e Suksesit"!

Fakultetin i Edukimit

Biografi

Unë jam Arsena Shkurti dhe jam diplomuar në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, në Fakultetin e Edukimit.

🎓 Bachelor në Gjuhë Angleze (2016)
🎓 Master Profesional në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze (2018)
🎓 Master Shkencor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze (2020)

Aktualisht, ushtroj detyrën e lektores së jashtme në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe jam themeluese e Shkurti Language Center, një qendër e dedikuar për mësimin e gjuhëve të huaja. Gjithashtu, jam studente doktorante në vitin e dytë në fushën e mësimdhënies.

Pasioni im për arsimin dhe zhvillimin e aftësive gjuhësore më motivon të ofroj një mësimdhënie cilësore, duke ndihmuar studentët dhe çdo të apasionuar pas gjuhëve të huaja të arrijnë potencialin e tyre

Një mesazh për studentët aktualë dhe maturantët që po mendojnë të vazhdojnë studimet në UAMD.

Studimet në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës kanë qenë themeli i zhvillimit tim profesional dhe akademik. Ato më pajisën me njohuri të thelluara, aftësi praktike dhe një qasje bashkëkohore në fushën e gjuhësisë dhe mësimdhënies. Falë këtij formimi, pata mundësinë të ndërtoj karrierën time si pedagoge, të krijoj Shkurti Language Center dhe të vazhdoj kërkimin shkencor në nivel doktorature. UAMD mbetet një pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tim dhe një universitet që e rekomandoj me bindje për çdo të ri që synon një arsim cilësor dhe një të ardhme të suksesshme.

Leave a Reply