
FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE
Kam përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, ku kam ndërtuar bazat e formimit tim akademik dhe profesional.
🎓 Bachelor në Drejtësi (2016)
🎓 Master Profesional në të Drejtë Pronësore (2018)
🎓 Master Profesional në të Drejtë Ndërkombëtare Tregtare (2023)
Gjatë viteve të studimit mora pjesë në trajnime dhe aktivitete të specializuara në fushën e Të Drejtave të Njeriut, duke pasuruar njohuritë dhe aftësitë e mia profesionale.
Falë përkushtimit dhe rezultateve të arritura, pas përfundimit të studimeve u pranova në Akademinë e Sigurisë, ndërsa sot ushtroj detyrën e Nënkomisarit në Sektorin e Krimeve të Rënda, DVP Durrës.
Studimet në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës kanë qenë themeli i rrugëtimit tim profesional. Ato më pajisën me njohuri të forta teorike, aftësi praktike dhe besimin për të ndjekur objektivat e mia. UAMD më ndihmoi të ndërtoj një bazë të qëndrueshme për karrierën dhe të realizoj ëndrrën time për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Jam mirënjohës për përvojën, mbështetjen dhe mundësitë që ky universitet më ka ofruar.