Mikrokredite

Forma inovative dhe fleksibël të të nxënit për zhvillimin tuaj akademik dhe profesional

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD), si anëtar aktiv i Aleancës Universitare Europiane STARS EU, vijon angazhimin e tij në promovimin e formave inovative dhe fleksibël të studimit. Në kuadër të projektit “Hartimi dhe implementimi i mikrokrediteve si forma inovative të mësimdhënies në UAMD”, të koordinuar nga Prof. Asoc. Dr. Dilina Beshiri, UAMD sjell një qasje bashkëkohore të të nxënit, të orientuar drejt zhvillimit të kompetencave akademike dhe profesionale.

Gjatë muajit Qershor 2026, Fakulteti i Edukimit do të ofrojë dy mikrokredite të dizajnuara për studentët dhe profesionistët që dëshirojnë të zhvillojnë aftësi konkrete dhe të përditësojnë njohuritë e tyre në përputhje me kërkesat e arsimit dhe tregut modern të punës.

Mikrokreditet zhvillohen përmes metodave interaktive, reflektuese dhe praktike, duke kombinuar teorinë me aplikime reale dhe duke krijuar mundësi të personalizuara të të nxënit sipas standardeve europiane.

Pse të zgjidhni Mikrokreditet UAMD?

✓ Formë fleksibël dhe moderne studimi
✓ Kompetenca të orientuara drejt praktikës
✓ Mësimdhënie sipas standardeve europiane
✓ Certifikim nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës
✓ Mundësi zhvillimi akademik dhe profesionalZgjero njohurite. Zhvillo kompetencat. Nderto te ardhmen.

Zgjero njohuritë. Zhvillo kompetencat. Ndërto të ardhmen.

Si të Regjistroheni?

Plotësoni formularin e regjistrimit duke përzgjedhur modulin që dëshironi të ndiqni. Formulari kërkon informacion bazë personal dhe akademik për procesin e regjistrimit.

Kush mund të aplikojë?

Studentë Bachelor, Master, Doktorature, mësues, profesionistë dhe të interesuar të tjerë.

A mund të ndjek më shumë se një modul?

Po, mund të aplikoni për të dy modulet.

MODULET E MIKROKREDITEVE

Zgjidhni modulin që përputhet më së miri me interesat dhe objektivat tuaja dhe bëhuni pjesë e komunitetit të të nxënit inovativ në UAMD.

22–23 Qershor 2026

Zhvillimi i Inteligjencës Emocionale dhe Vetë-rregullimit në Procesin e të Nxënit

Ky modul ndihmon studentët të kuptojnë dhe menaxhojnë emocionet e tyre, të zhvillojnë vetëdijen emocionale dhe të forcojnë aftësitë e vetë-rregullimit. Përmes aktiviteteve praktike dhe reflektuese, pjesëmarrësit do të mësojnë strategji për motivim, mirëqenie dhe sukses akademik.

29–30 Qershor 2026

Integrimi i Teknologjisë në Arsim

Ky modul fokusohet në përdorimin e teknologjive bashkëkohore për të përmirësuar procesin e mësimdhënies dhe të nxënit. Pjesëmarrësit do të eksplorojnë mjete dhe platforma digjitale që ndihmojnë në krijimin e mjediseve moderne dhe efektive të edukimit.

sqAlbanian