Menaxhim Hoteleri Turizëm

 

Përshkrimi i Programit:

Ky program studimi ofron mundësi për përgatitjen e profesionistëve në fushën e menaxhimit të hoteleri-turizmit, përmes ndërthurjes së njohurive profesionale me lëndë të profilit ekonomik, juridik dhe menaxherial. Programi synon të përgatisë specialistë të aftë për hartimin, zbatimin dhe kontrollin e strategjive dhe objektivave të kompanive që operojnë në sektorin e hoteleri-turizmit.

Studentëve të Departamentit të Studimeve të Integruara me Praktikën (DESTIP), veçanërisht atyre të programit “Menaxhim Hoteleri-Turizëm”, u krijohet mundësia që aftësitë profesionale t’i zhvillojnë dhe t’i përjetojnë nga afër përmes praktikave profesionale pranë ndërmarrjeve partnere, gjatë gjithë periudhës së studimeve.

Programi, në pjesën teorike, ofron njohuritë e nevojshme në fushën juridike, ekonomike dhe të menaxhimit, ndërsa pranë kompanive trajnuese studentët kanë mundësi të vëzhgojnë dhe të zbatojnë në praktikë bazat teorike të fituara gjatë studimeve. Në këtë mënyrë, ata përfitojnë një status të dyfishtë: STUDENT dhe njëkohësisht PUNONJËS i kompanisë ku zhvillojnë praktikën profesionale.

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “Menaxhim Hoteleri Turizëm”

Pse duhet të studioni në këtë program?

  • Një menaxher në fushën e hoteleri-turizmit është një profesion që po njeh rritje të konsiderueshme, paralelisht me zhvillimin dhe zgjerimin e sektorit të turizmit në vendin tonë.

    Ky program studimi ofron një mundësi shumë të mirë për studentët, pasi përmes zhvillimit të praktikave profesionale gjatë gjithë viteve të studimit, ata kanë mundësi të ndërtojnë një karrierë profesionale si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

    Të diplomuarit në programin “Menaxhim Hoteleri-Turizëm”, falë sistemit dual që ofron DESTIP, janë të përgatitur për të hyrë në pozicione profesionale dhe menaxheriale në sektorë të ndryshëm të turizmit dhe mikpritjes, si: hotele, restorante, struktura turistike, organizata të menaxhimit të destinacioneve, qendra konferencash, vendpushime turistike, kazino, parqe tematike, teatro, klube dhe fusha të menaxhimit të eventeve, konventave dhe qendrave të vizitorëve.

    Përvoja e punës pranë kompanive ku zhvillohen praktikat profesionale u mundëson studentëve të forcojnë lidhjen midis teorisë së përvetësuar dhe praktikës konkrete në këtë fushë, duke përmirësuar kështu formimin e tyre akademik dhe aftësitë profesionale menaxheriale.

     

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Mundësitë e punësimit për të diplomuarit janë të shumta, pranë të gjitha bizneseve që operojnë në fushën e hoteleri-turizmit, si edhe pranë agjencive turistike dhe tour operatorëve që zhvillojnë aktivitet në këtë sektor. Gjithashtu, mundësi punësimi ofrohen edhe në sektorin publik, pranë bashkive, prefekturave dhe institucioneve të tjera lokale apo rajonale.

Studentët specializohen në menaxhimin e aktiviteteve publike dhe private, të bizneseve të vogla dhe të mesme, hoteleve, restoranteve, agjencive dhe zyrave turistike, si edhe në rolet e guidave turistike dhe tour operatorëve.

Ky program studimi synon t’u vijë në ndihmë të diplomuarve për t’u integruar me sukses në tregun e punës pranë operatorëve turistikë dhe institucioneve të pushtetit vendor, duke kontribuar në plotësimin e nevojave lokale, rajonale dhe kombëtare, si dhe në përballimin e sfidave të sezoneve turistike, në përputhje me zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit.

sqAlbanian