Departamenti i Studimeve të Integruara me Praktikën

Përshkrimi i Departamentit

Departamenti i Studimeve të Integruara me Praktikën është një nga njësitë bazë të Fakultetit të Studimeve Profesionale dhe përbëhet nga staf akademik i kualifikuar dhe me përvojë në fushën e menaxhimit, ekonomisë, biznesit dhe turizmit.

Departamenti harmonizon eksperiencën akademike dhe profesionale të stafit të tij me qasje bashkëkohore të mësimdhënies, duke synuar formimin e studentëve me kompetenca praktike dhe profesionale të orientuara drejt tregut të punës. Në fokus të punës së departamentit është ndërthurja e teorisë me praktikën profesionale, përmes bashkëpunimeve me bizneset, institucionet dhe aktorët e sektorëve përkatës.

Departamenti menaxhon me përgjegjshmëri dhe cilësi programet e studimit të ciklit Bachelor:

  • “Menaxhim i Sipërmarrjes dhe Inovacion”;
  • “Menaxhim Hoteleri-Turizëm”.

Këto programe synojnë përgatitjen e specialistëve të aftë për të përballuar sfidat e tregut modern, duke zhvilluar njohuri teorike, aftësi praktike dhe kompetenca menaxheriale në fushën e sipërmarrjes, biznesit dhe industrisë së turizmit.

Stafi akademik i Departamentit të Studimeve të Integruara me Praktikën i kushton rëndësi të veçantë kërkimit shkencor dhe zhvillimit profesional, përmes pjesëmarrjes aktive në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, botimeve në revista shkencore, si dhe angazhimit në projekte akademike dhe profesionale. Gjithashtu, departamenti inkurajon përfshirjen e studentëve në aktivitete praktike, trajnime, vizita studimore dhe bashkëpunime me sektorin privat dhe institucionet publike.

Programet e Studimit

Menaxhim i Sipërmarrjes dhe Inovacion

Bachelor

Asistent Ligjor

Program Profesional 2 Vjecar

Menaxhim Hoteleri Turizem

Bachelor

Asistent Administrativ

Proram Profesional 2 Vjecar

Stafi:

Përgjegjëse Departamenti Prof.As.Dr. Iris Dhamo

Prof. As. Dr Iris Dhamo lindi në Durrës, më 07.09.1989. Përfundoi studimet e larta universitare në Tetor
2013, pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti Carlo Bò, Urbino, Itali. Në Tetor 2014 kaloi provimin
pranë Ministrisë së Drejtesisë duke fituar titullin Përkthyese Ligjore e Gjuhës Italiane. Përfundon në
Korrik 2017 studimet doktorale pranë Shkollës së Doktoraturës, Universiteti Europian i Tiranës (UET), në
Shkenca Juridike me Profil E drejtë Ndërkombëtare me disertacionin me temë “Statusi i subjektit pasiv në
kuadër të lëvizjes së lirë në Bashkimin Europian”. Prej Tetorit të vitit 2018 është lektore me kohë të plotë
pranë Fakultetit të Studimeve Profesionale, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës. Aktualisht është
Përgjegjëse e Departamentit të Studimeve të Integruara me Praktikën pranë Fakultetit të Studimeve
Profesionale. Pjesëmarrëse e një sërë aktivitetesh dhe bashkëpunimesh në fushën juridike, si dhe autore e
artikujve shkencorë të publikuar në revista shkencore brënda dhe jashtë vëndit.

PedagogDr. Luljeta Hasani

Dr Luljeta Hasani lindur në Fushë Arrëz me 18.12.1976. U diplomua në Universitetin Aleksandër
Xhuvani Elbasan në vitet 2003- 2007 në degën e mësuesisë për lëndët Histori- Gjeografi. Në vitin 2009 –
2011 ka vazhduar studimet e nivelet të dytë Master i Shkencave në Trashëgimi Kulturore. Gjate vitit
2009 është certifikuar në Universitetin e Pissa Itali në çështjet e Rikualifikimit urban. Gjatë 2010 është
certifikuar në Universitetin e Barcelonës ETSTAB( Spanjë) për çështje të rikualifikimit urban që lidhen
me trashëgimine kulturore. Në vitin 2017 ka mbrojtur gradën shkencore Doktor i Shkencave drejtimi
1
Shkenca Politike pranë Universitetit Europian të Tiranës. Ka mbaruar studimet pasuniversitare pranë
Akademisë Profesionale ‘ Elita Politike” duke i certifikuar si “Njohëse e Politikave”, “Lider i Ri””, Elitë
Politike”, gjithashtu ka mbaruar dhe është certifikuar në kursin “ Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe
Diplomaci” pranë Akademisë Diplomatike Shqiptare.Ka realizuar pjesmarrje dhe botime ( libër me temë”
Ndikimi i elitës politike në ndërtimin e marrëdhënieve shtet shoqëri gjatë tranzicionit”) si dhe një sërë
artikujsh shkencorë, brenda dhe jashtë vendit, Itali, Maqedoni Kosovë etj. Ështe njohëse e gjuheve
Italiane, angleze .Ka një përvojë të gjatë në mësimdhënie si lektore pranë UAMD Durrës nga viti 2015.
Gjithashtu ka marrë pjesë në disa kurse trajnimi për të Drejtat e Njeriut, publicistikë dhe Lidership, duke u
angazhuar me artikuj të ndryshem të spekterit kulturor dhe historik,

PedagogMsc. Andela Petraj

Andela Petraj është lektore e brendshme pranë Fakultetit të Studimeve Profesionale, Departamenti i
Studimeve të Integruara me Praktikën. Ajo zotëron dy diploma universitare, të Universitetit të Tiranës,
përkatësisht në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Fakultetin e Drejtesisë. Në vitin 2012 përfundon
studimet pas universitare Master Shkencor në “Sociologji e Zhvillimeve Shoqërore”, pranë Fakultetit të
Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Aktualisht, ajo është në vitin e dytë të studimeve doktorale në
“E drejtë publike” pranë Fakultetit të Shkencave Politike e Juridike, UAMD. Pjesëmarrëse e një sërë
aktivitetesh dhe bashkëpunimesh me universitete dhe profesorë të huaj në fushën e shkencave sociale e
juridike, si dhe autore e artikujve shkencorë të publikuar në revista shkencore brënda dhe jashtë vëndit.
Ndër eksperiencat profesionale mund të rendisim kontributin e dhënë pranë Agjensisë Shtetërore të
Kadastrës ku ka punuar si specialiste ligjore për 6 vite, deri në vitin 2021 kur ju bashkua stafit akademik të
UAMD.

PedagogMsc. Greta Petriti

Greta Petriti ka lindur në Korçë më 30.07.1997. Ajo përfundoi studimet e larta universitare në 2018,
pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Dega Drejtësi. Në vitin 2020 përfundoi studimet e
ciklit të dytë Master në të Drejtë Civile pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në vijim ka
kryer dhe shkollën e avokatisë. Greta Petriti, prej Shkurtit të vitit 2022, është asistent lektore me kohë të
plotë pranë Fakultetit të Studimeve Profesionale, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës. Gjate kësaj
periudhe kohore, ka lektoruar lëndë në fushën e drejtësisë. Pjesëmarrëse e një sërë aktivitetesh si dhe
autore e artikujve shkencorë të publikuar në revista shkencore brënda dhe jashtë vëndit. Aktualisht është
në vitin e dytë të studimeve doktorale në të Prejtë Publike pranë Shkollës së Doktoratës, Fakulteti i
Shkencave Politike dhe Juridike, Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës në një program dual studimi të
ciklit te tret n bashkpunim me Universitetin “Tor Vergata” Romë. Gjithashtu, Greta Petriti ka punuar disa
vite si asistent avokate prane një studio ligjore dhe si menaxhere projekti pranë Ministrisë të Financave
dhe Ekonomisë.

 

PedagogDr. Evelina Lusha (Rama)

DR.Evelina Lusha lindur në Vlorë më 25.07.1976. Studimet universitare i ka kryer pranë Universitetit të
Tiranës, Fakulteti i Filologjisë, Departamenti i Histori-Gjeografi, 1995-1999 si dhe Master i shkencave të
nivelit të dytë Departamenti e Ndërkombëtare Marrëdhëniet Shqiptare Universiteti Tiranë 2009-2010 me
tezën. Gjithashtu ajo ka kryer studimet e doktoraturës Akademia e Forcave të Armatosura nëMarrëdhënie
Ndërkombëtare, Fusha e Sigurisë dhe Mbrojtje, Tiranë 2010-2013. Ka punuar me kohë të pjesshme në
muzeun arkeologjik të Durrësit si guidë turistike, si specialiste në fushën e arsimimit në profilin Histori-
2
Gjeografi dhe më pas në 2009: -2010 mori pjesë në projektin “Save the Children”, Programi për
Shqipërinë. Në 2009 – 2011 ka qënë Koordinatore për projekte të përbashkëta me kolegjin “Turgut Ozal”
dhe “Universiteti Epoka”. Ne vitin 2009-2010 ka mbajtur pozicionin e drejtoreshës në shkollën “Marije
Kaçulini”, Durrës. Ka qënë pedagoge me kohë të pjesshme pranë Universitetit Vitrina dhe Albania
University si dhe në Fakultetin e Edukimit të Universitetit Aleksandër Moisiu, Durrës. Nga viti 2021
Evelina Lusha është lektore me kohë të plotë në Fakultetin e Studimeve Profesionale, Departamenti i
Studimeve të Integruara me Praktikën.

PedagogMsc. Ada Gashi

Ada Gashi ka lindur në Durrës më 21.07.1993. Ajo perfundoi studimet në Fakultetin e Drejtesisë,
Universiteti i Tiranës, dega Drejtësi në vitin 2012-20215, si dhe ka perfunduar ciklin e dytë të studimeve
në Master i Shkencave në e Drejtë Penale 2015-2017, në vijim ka kryer shkollën e avokatisë, si dhe
trajnimin e ndërmjetësit. Ka nisur marrëdheniet e punes me Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës që
prej Korrik 2016 ku ka punuar si Përgjegjëse e Sektorit të Koordinimit në Rektorat, dhe më pas prej
nentorit të 2022 si lektore me kohe të plotë pranë Departamentit te Studimeve te Integruara me Praktikën.
Gjate kësaj kohe kryen detyra administrative si asistente e Bordit të Administrimit, Kryetare e Komisionit
Institucional të Zgjedhjeve, gjithashtu eshte pjese e grupeve të punës të ngritura në nivel departamenti dhe
fakulteti. Eshte pjesemarrese e konferencave kombetare e ndërkombetare ku ka bere publikime te
vazhdueshme.

PedagogProf.Dr. Flora Merko