UAMD at BLUE ECOMATCH 2026 in Marseille

Delegacioni i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës mori pjesë në aktivitetin ndërkombëtar BLUE ECOMATCH: Connecting Mediterranean Innovation and Accelerating Blue Solutions, i zhvilluar më 28-29 Prill 2026 në Marseille, Francë, në kuadër të projektit Blue Ecosystem Interreg Euro-MED, bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian.

Aktiviteti mblodhi partnerë, ekspertë dhe aktorë të ekosistemit mesdhetar për të diskutuar dhe promovuar zgjidhje inovative në fushën e ekonomisë blu, zhvillimit të qëndrueshëm detar dhe bashkëpunimit rajonal.

Gjatë programit, pjesëmarrësit u angazhuan në sesione prezantimi të zgjidhjeve rajonale, networking ndërkombëtar dhe International TRAIN LABs, të organizuara rreth temave si:
🌱 burimet detare të qëndrueshme
⚡ energjia e rinovueshme offshore
🏖️ turizmi bregdetar i qëndrueshëm
♻️ menaxhimi i ndotjes detare, ujit dhe mbetjeve

Në ditën e dytë, programi përfshiu edhe një vizitë në Grand Port de Marseille, duke krijuar mundësi konkrete për shkëmbim përvojash mbi inovacionin, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e zgjidhjeve blu në nivel mesdhetar.

Pjesëmarrja e UAMD në këtë aktivitet përforcon angazhimin institucional për ndërkombëtarizim, bashkëpunim europian dhe kontribut aktiv në nisma që mbështesin ekonominë blu, inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm rajonal.

sqAlbanian