

HAPET APLIKIMI PER SHKEMBIM STAFI AKADEMIK ERASMUS+INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NE UNIVERSITETY OF APPLIED SCIENCES SOPOT, POLONI.
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti I shkencave te aplikuara ne Sopot ,Poloni.
Mobiliteti konsiston në pjesëmarrje në Javën Ndërkombëtare për stafin akademik të organizuar në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.
Numri i kuotave:
2 (dy) për staf akademik.
Lloji i mobilitetit:
Mësimdhënie/ Trajnim (25-30 Maj, 2026)
Fakultetet dhe Fushat si më poshtë vijon :
Financë
Administrim Biznes
Afati i aplikimit: 2 Maj 2026 .
Fituesit do të përzgjidhen nga Universiteti pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Shkencave te Aplikuara Sopot,Poloni:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (maksimumi 4 faqe)
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze B2;
– Kopje e pasaportës;
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës në vlerën e 140 Euro/ditës (ku përfshihet hoteli dhe qëndrimi), si dhe udhëtimi i vajtje-ardhjes, deri në 275 euro.
Dokumentat duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën etlevasala@uamd.edu.al , cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.