HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY UNIVERSITY “G. D’ANNUNZIO”OF CHIETI-PESCARA,ITALI

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY  UNIVERSITY “G. D’ANNUNZIO”OF CHIETI-PESCARA,ITALI PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE TË DYTË TË STUDIMEVE (MASTER).PËR FAKULTETIN E BIZNESIT DHE FAKULTETIN E SHKENCAVE POLITIKE DHE JURIDIKE

 

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027,në Universitetin “G.D’ Annunzio”Chieti Pescara,Itali.  https://en.unich.it/

 

Nivelet e mobilitetit për studentë:

  • Bachelor;
  • Master.

Numri i kuotave:

  •     2 (dy) studentë.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon: 

  •  Fakulteti i Biznesit:

o    Administrim  Biznes

o Finance Kontabilitet

  • Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike

o    Drejtesi

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do  të shpallen nga Universitetin pritës.

 

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

–          Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;

 

–          Performancë të mirë akademike;

 

–          Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

 

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

–          Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–         Çertifikate te gjuhës Angleze niveli B2

–         Letër motivimi në gjuhën angleze;

–         CV në gjuhën angleze;

 

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro /muaj, 275 Euro Transporti.

 

Afati i aplikimit është deri më datë 31 Prill 2026.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën etlevasala@uamd.edu .al  duke kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati I Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian