HAPET APLIKIMI PËR SHKËMBIM STAFI AKADEMIK ERASMUS+ INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN SILESIAN NË OPAVA, REPUBLIKA ÇEKE

HAPET APLIKIMI PËR SHKËMBIM STAFI AKADEMIKERASMUS+ INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN SILESIAN NË OPAVA, REPUBLIKA ÇEKE

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ International Credit Mobility, si dhe bashkëpunimit në aleancën universitare evropiane STARS EU, hap thirrjen për aplikim për stafin akademik në Universitetin Silesian në Opava, Republika Çeke.

Mobiliteti do të realizohet nje javë (5 ditë pune dhe dy ditë udhëtim) për mësimdhënie / trajnim, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet universiteteve partnere.

Numri i kuotave: 9 staf akademik

Fakulteti / Fusha: Departamenti i Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Edukimit

Periudha e mobilitetit: mobiliteti duhet te ezaurohet deri ne mes korriku 2026

Dokumentet e nevojshme:

ü  CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;

ü  Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze B2;

ü   Kopje e pasaportës.

Bursa e mobilitetit: Sipas rregullave të programit Erasmus+ (udhëtimi dhe dieta).

Afati i aplikimit: 03 Maj 2026

Dorëzimi i dokumenteve: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës.

sqAlbanian