

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie/trajnim në Universitetin Danubius, Rumani. (https://univ-
Mobiliteti konsiston në mësimdhënie/trajnim për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës .
Numri i kuotave:
· 12 (dymbëdhjetë) për staf akademik.
Lloji i mobilitetit:
· Mësimdhënie (4 kuota)
· Trajnim (8 kuota)
Afati i aplikimit: 19 Prill 2026.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin Danubius, Rumani:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (max 4 faqe)
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.