Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik dhe administrativ mundësinë për të marrë pjesë në International Staff Week, që do të zhvillohet në datat 1-5 Qershor, 2026 në Universitetin Kütahya Dumlupınar, Turqi Mobiliteti do të kryhet ne (5 ditë) në universitetin pritës (https://dpu.edu.tr/)
Numri i kuotave:
4 (katër)
Lloji i mobilitetit:
Trajnim
Staf Akademik (Fakultete dhe fushat si më poshtë):
o Menaxhim
o Finance kontabilitet
o Shkenca ekonomike
o Administrim Publik
o Shkenca Politike / Marrëdhënie Ndërkombëtare
o Arsim parashkollor
o Arsim Fillor
o Shkenca Sociale
Staf Administrativ:
Specifikat lidhur me trajnimin:
Tematika e javës ndërkombëtare do te jete:
“Collaborative Digital Futures: EU-Funded Projects in Higher Education”.
Stafi i përzgjedhur do të duhet të bejë një prezantim mbi përvojën e tij në projektet e Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe shembuj konkretë nga projektet ku ka qenë i përfshirë.
Afati i aplikimit:
28 Prill 2026
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin për të aplikuar për mobilitet në Universitetin Kütahya Dumlupınar, Turqi:
o CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (max 4 faqe)
o Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze; B2
o Kopje e pasaportës.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë event dhe 2 ditë udhëtim.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën anilavelja@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.