Thirrje për shkëmbime të stafit administrativ me Universitetin West Timisoara,Rumani

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron drejtorisë së projekteve dhe marrëdhënieve me jashtë, mundësinë për të zhvilluar një javë ndërkombëtare  në Universitetin West Timisoara, Rumani. https://uvt.ro/

Mobiliteti konsiston në trajnim  për stafin administrativ në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës për periudhën 8-12 Qershor 2026.

Numri i kuotave:

  • 1(një) staf administrativ

 

Lloji i  mobilitetit:

 

  • Trajnim

 

Fushat:

  • Drejtoria e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë

Afati i aplikimit: 29 Mars,2026

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin Timisoara,Rumani.

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze.

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze,(B2)

–     Kopje e pasaportës.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën. etlevasala@uamd.edu.al cc: arbamerhori@uamd.edu.al, ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian