HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + EXCHANGE PROGRAM UNIVERSITETIN SEVILLA, SPANJE PËR STAFIN AKADEMIK/ADMINISTRATIV- UAMD
Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Sevilla, Spanjë dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2023-2027, hapet thirrja për aplikime të stafit akademik.
Mobiliteti konsiston në mësimdhënie/trajnim për stafin akademik, dhe trajnim për stafin administrativ në Universitetin e Sevilla, Spanjë, në gjuhën angleze, për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.
Numri i kuotave për stafin Akademik:
Fakultetet si më poshtë vijon:
Numri i kuotave për stafin Administrativ (Drejtoria e Projekteve dhe Marrëdhënieve dhe Jashtë)
Afati i aplikimit: 27 Mars 2026
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik/administrativ për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Sevilla, Spanjë :
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;
– Kopje e pasaportës.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën belisakorriku@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, Zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rr. “Taulantia”, Durrës.