

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit “Lucia Blaga” te Sibiu Rumani dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2021-2027, hapet thirrja për aplikime të stafit akademik për:
Numri i kuotave:
Fakultetet:
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Mobiliteti do të konsistojë në pjesëmarrje në Konference Shkencore, në datat 11-15 Maj 2026.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet Universitetit “Lucia Blaga” Sibiu, Rumani:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;
– Kopje e pasaportës.
Afati i aplikimit është deri më datë 4 MARS 2026.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 148 Euro /dita (ku përfshihet
hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në kuotën 275 Euro.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën aidameca@uamd.edu.al dhe ne CC belisakorriku@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, Zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rr. “Taulantia”, Durrës.