HAPET THIRRJA PËR APLIKIM ME UNIVERSITETIN E BREMENIT GJERMANI

HAPET THIRRJA PËR APLIKIM ME UNIVERSITETIN E BREMENIT GJERMANI “OU(TE)R CAMPUS – WHAT IS A EUROPEAN CAMPUS?”

Në kuadër të organizimit të Blended Intensive Programme (BIP) me titull
“Ou(te)r Campus – What is a European Campus?”, që do të zhvillohet nga Universiteti i Bremenit në kuadër të Aleancës STARS EU, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës hap thirrjen për aplikim për studentë që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë program.

FORMATI I BIP-it

Programi do të zhvillohet në format blended (online + fizik), me:

  • Komponentin online: gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2025–2026
  • Komponentin fizik (javë intensive):
     Bremen, Gjermani
     4 – 8 maj 2026

NUMRI I KUOTAVE

  • 1 (një) student

FUSHA E STUDIMIT

Thirrja është e hapur për studentë nga të gjitha fakultetet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.

KRITERET E APLIKIMIT

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (minimumi niveli B2);
  • Performancë e mirë akademike;
  • Motivim për pjesëmarrje aktive në komponentin online dhe fizik të programit;
  • Interes për temat që lidhen me European Universities, European Campus dhe bashkëpunimin ndëruniversitar.

D

OKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM

  • CV (në anglisht);
  • Letër motivimi (në anglisht);
  • Vërtetim notash;
  • Kopje e pasaportës;
  • Foto pasaporte (format JPEG).

 

 

AFATI I APLIKIMIT

13 shkurt 2026

Përzgjedhja përfundimtare e kandidatëve do të bëhet nga universiteti pritës në bazë të përputhshmërisë së profilit akademik, performancës akademike dhe motivimit për pjesëmarrje aktive.

PËRZGJEDHJA E KANDIDATIT

Përzgjedhja paraprake bëhet nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, ndërsa përzgjedhja përfundimtare konfirmohet nga universiteti pritës, bazuar në përputhshmërinë e profilit akademik dhe motivimin për pjesëmarrje aktive.

 

DORËZIMI I DOKUMENTEVE

Dokumentet e aplikimit dërgohen elektronikisht në adresën: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, Zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, L.1, Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian