

Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
Përshëndetje, unë jam Eugerta Xhimo Diplomuar në Master për “Shkenca Kompjuterike të Aplikuara”, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Gjatë studimeve, zhvillova praktikën e punës pranë UAMD, një eksperiencë që më hapi rrugën për t’u punësuar si pjesë e stafit të universitetit. Fillimisht u angazhova në mirëmbajtjen e faqes zyrtare dhe menaxhimin e rrjeteve sociale (Part-Time) , ndërsa sot ushtroj profesionin tim si Specialiste në Zhvillimin Dixhital, duke kontribuar aktivisht në modernizimin teknologjik të institucionit.Në të njëjtën kohë, angazhohem për të ndihmuar biznese të navigojnë në botën digjitale – si në Durrës, ashtu edhe në Itali – përmes agjencisë që kam themeluar, “Your Pro Helper”. Në këtë platformë ndërthur kreativitetin, strategjinë dhe teknologjinë për të ofruar zgjidhje të personalizuara në marketingun digjital. Gjithashtu, kam organizuar dhe ofruar kurse e trajnime për të rinjtë, me fokus në marketingun dhe programimin, duke ndarë përvojën dhe njohuritë e mia me ata që aspirojnë një karrierë në teknologji.
Universiteti ynë krenohet që ka luajtur një rol kyç në formimin akademik dhe profesional të Eugertës, duke i ofruar jo vetëm një edukim cilësor, por edhe një mjedis mbështetës dhe frymëzues.
Ne besojmë se historitë e suksesit si ajo e Eugertës janë një motivim për studentët tanë aktualë, duke treguar se përkushtimi, edukimi cilësor dhe pasioni për të mësuar janë themeli i çdo suksesi.
Ftojmë të gjithë ish-studentët tanë të ndajnë historitë e tyre të suksesshme, sepse sukseset e tyre janë pasqyrimi më i mirë i punës sonë. Nëse edhe ju dëshironi të ndani rrugëtimin tuaj profesional, mos hezitoni të na kontaktoni dhe të bëheni pjesë e platformës sonë alumni. (KLIKO)