HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN PRIMORSKA NË SLLOVENI

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY

NË UNIVERSITETIN PRIMORSKA NË SLLOVENI

 

R STUDENTË TË NIVELIT TË PARË DHE TË DYTË (BACHELOR DHE MASTER).

 

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2025 – 2026, në Universitetin Primorska, Slloveni (Univerza na Primorskem | Izberi modro.).

 

Nivelet e mobilitetit për studentet:

  • Bachelor;
  • Master.

 

Numri i kuotave:

  • 2 student për nivelin bachelor dhe master.

 

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

  • Fakulteti i Biznesit;
  • Fakulteti i Edukimit;
  • Fakulteti i Teknologjise dhe Informacionit.

 

Afati i aplikimit: 10 Tetor 2025

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen nga Universiteti pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin Primorska, Slloveni:

 

–          Vërtetim student/notave (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          CV në gjuhën angleze;

–          Fotokopje pashaporte.

 

Kriteret për aplikim:

–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;

–  Performancë të mirë akademike.

 

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 /muaj, 275 Euro Transporti. 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@uamd.edu.al, cc:denisamerhadi@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian