
HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY
NË UNIVERSITETIN YEDITEPE NË TURQI
PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË DHE TË DYTË (BACHELOR DHE MASTER).
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2025 – 2026, në Universitetin Yeditepe, Turqi (Yeditepe Üniversitesi | Atatürk Rönesansını Devam Ettiren Üniversite).
Nivelet e mobilitetit për studentet:
Numri i kuotave:
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
Afati i aplikimit: 10 Tetor 2025
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen nga Universiteti pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin Yeditepe, Turqi:
– Vërtetim student/notave (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze;
– Fotokopje pashaporte.
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
– Performancë të mirë akademike.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 /muaj, 275 Euro Transporti.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@uamd.edu.al, cc:denisamerhadi@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.