HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN LA SAPIENZA NË ITALI

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN LA SAPIENZA NË ITALI

 
PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE NIVELIT TË DYTË (MASTER).

 
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus +, ju ofron studentëve
bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2025 – 2026, në Universitetin La
Sapienza në Itali ( https://www.uniroma1.it/it/pagina-strutturale/home ).
Nivelet e mobilitetit për studentet:
•      Bachelor / Master
Numri i kuotave:
•      3 studentë.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
•      Fakulteti i Biznesit (Shkenca Ekonomike)
• Fakulteti i Shkencave Politiko Juridike (Drejtesia, Shkenca Politike)
• Fakulteti i Edukimit (Psikologjia, Sociologjia);
Afati i aplikimit: 08 Tetor 2025.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen vetëm nga Universiteti
pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e La Sapienza,
Itali:
–          Kopje e pasaportës;
–          CV në gjuhën angleze;
– Vërtetim notash;
– Letër pranimi nga një profesor i Universitetit La Sapienza.
Kriteret për aplikim:
–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, nivel B2;
–  Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane, nivel B2;
–  Performancë të mirë akademike.

Dokumentat duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.al,
cc:  arbamerhori@uamd.edu.al ose me shkresë pranë zyrës 511, kati i 5, Currila, Durrës.

sqAlbanian