Fituesi i Konkursit për Logon e 20-vjetorit të UAMD

Fituesi i Konkursit për Logon e 20-Vjetorit të UAMD – Ergi Pane

Në kuadër të 20-vjetorit të themelimit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, u shpall konkursi për krijimin e logos zyrtare që do të përfaqësojë këtë përvjetor të rëndësishëm.

Pas një vlerësimi të kujdesshëm të të gjitha propozimeve të paraqitura, juria përzgjodhi logon e realizuar nga Ergi Pane si më të mirën, për kreativitetin, profesionalizmin dhe përputhshmërinë me frymën dhe identitetin e UAMD.

Fituesi u nderua me një çmim simbolik, si vlerësim për punën dhe kontributin e tij në këtë moment të veçantë për universitetin.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin dhe kreativitetin e treguar!

sqAlbanian