HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + Lëvizshmëria NDËRKOMBËTARE KREDITË  NË UNIVERSITETIN “Dunarea de Jos”  GALATI, RUMANI 

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + Lëvizshmëria NDËRKOMBËTARE KREDITË  NË UNIVERSITETIN “Dunarea de Jos”GALATI, RUMANI 

PËR  STUDENTË  TË  NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE TË DYTË  TË  STUDIMEVE (MASTER) 

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit “Dunarea de Jos”Galati Rumani dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2025-2026 semestri i parë, hapet për aplikim të studentëve në nivel bachelor dhe master shkencor: 

Numri i  kuotave :

  • 2 studentë.

Fakultetet, fushat dhe Cikli i studimeve si më poshtë vijon:

  • Fakulteti i Biznesit –  Fusha: Administrim Biznes  
  • Fakulteti i Shkencave Politike Juridike –  Fusha: Drejtësi  
  • Fakulteti Edukimit – Fusha: Gjuhesi 
  • Fakulteti i Teknologjise se  Informacionit – Fusha IT  

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do  të shpallen në bashkëpunim  me Universitetin pritës.

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

–           Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B1 

–           Performancë të mirë akademike;

–           Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

 – Vërtetim studenti;  Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

– Kopja e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro /muaj, 275 Euro Transporti.

Afati i aplikimit është deri më datë 25 Maj 2025.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën  etlevasala@uamd.edu.al  duke kopjuar (cc)  arbamerhori@uamd.edu.al   ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati I Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1. Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian