
HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY
NË UNIVERSITETIN MYKOLAS ROMELIS, LITUANI
PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE TË DYTË TË STUDIMEVE (MASTER).
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2025 – 2026, në Universitetin Mykolas Romelis, Lituani (Mykolas Romeris University | MRU | mruni.eu )
Nivelet e mobilitetit për studentet:
Numri i kuotave:
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
Afati i aplikimit: 5 Maj 2025.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës, Universitetin Mykolas Romelis, Lituani.
Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
– Performancë të mirë akademike.
– Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Dokumentat që nevojiten për aplikim:
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze;
– Fotografi pashaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro /muaj, 275 Euro Transporti.
Afati i aplikimit është deri më datë 5 Maj 2025.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) denisamerhadi@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.