
HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN SAXION, HOLLANDË PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË DHE TË DYTË (BACHELOR & MASTER)
Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Saxion në Hollandë dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2023-2027, hapet thirrja për aplikime të studentëve në nivelin Bachelor
Numri i kuotave:
Fakultetet:
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2
– Performancë të mirë akademike;
– Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Dokumentat që nevojiten për aplikim:
– Vërtetim studenti; Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze
– Fotografi pasaporte, ne format JPEG, dërguar elektronikisht
Mobiliteti konsiston ne 1 jave punë në grup në projekt në datat 16-20 Qershor 2025.
Bursa e përfituesit të shkëmbimit: 70 Euro /dita, 275 Euro për Transportin.
Afati i aplikimit është deri më datë 22 Prill 2025.