
HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN SAXION, HOLLANDË PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË DHE TË DYTË (BACHELOR/MASTER)
Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Saxion në Hollandë dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2023-2027, hapet thirrja për aplikime të studentëve në nivelin bachelor dhe master për Fakultetin e Shkencave Politike Juridike, Semestri i parë 2025 – 2026 (Shtator 2025- Janar 2026).
Universiteti Saxion, do të pranoje 1 student për programin:
Legal Skills for European Challenges – Deventer – Shtator 2025 (30 ECTS).
Për me tepër informacion ne lidhje me programin link:
https://www.saxion.edu/programmes/exchange-programme/legal-skills-for-european-challenges
Numri i kuotave:
Studentët që do të aplikojnë duhet të kenë përfituar 120 kredite para mobilitetit
Fakultetet, fushat:
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
Dokumentat që nevojiten për aplikim:
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850Euro /muaj, 275 Euro Transporti
Afati i aplikimit është deri më datë 20 Prill 2025.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën anilavelja@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati I Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.