Hapet aplikimi për bursa shkëmbimi studentor Erasmus + International Credit Mobility në Universitetin Carlos III de Madrid, Spanjë
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026 në Universitetin Carlos III de Madrid, Spanjë. (https://www.uc3m.es/home)
Nivelet e mobilitetit për studentët:
Bachelor.
Numri i kuotave:
2 (dy) studentë.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
Fakulteti i Biznesit.
Afati i aplikimit: 2 Mars 2025.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Tuscia-s, Itali:
– Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze;
– Fotografi pasaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht.
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;
– Performancë të mirë akademike.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro/muaj, 360 Euro shpenzime transporti.
Dokumentet mund të dorëzohen elektronikisht në adresënbesianaelezi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Dytë, zyra 214, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.