PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR VITI 3) DHE TË DYTË TË STUDIMEVE (MASTER) PËR FAKULTETIN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT
HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN MÄLARDALEN, SUEDI
Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Mälardalen në Suedi (https://www.mdu.se/en/malardalen-university) dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2024-2027, hapet thirrja për aplikime të studentëve në nivelin bachelor dhe master për Fakultetin e Teknologji-Informacionit:
Nivelet e mobilitetit për studentet:
• Bachelor Viti 3 (kohëzgjatja 1 semestër)
• Master (kohëzgjatja 1 semestër / 1 vit)
Numri i kuotave:
• 4-8 studentë.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
• Fakulteti i Teknologjisë dhe Informacionit.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës, Universitetin Mälardalen, Suedi.
Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
– Performancë të mirë akademike;
– Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Dokumentat që nevojiten për aplikim:
– Vërtetim studenti;
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht); – Listë e kurseve të ndjekura aktualishit (sipas formatit bashkëlidhur firmosur nga Dekani i Fakultetit) – Kopje e pasaportës; – Letër motivimi në gjuhën angleze – CV në gjuhën angleze
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 900 Euro /muaj, 360 Euro Transporti
Afati i aplikimit është deri më datë 28 Shkurt 2025.