Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim në Universitetin e Anadolu në Turqi. (https://uib.anadolu.edu.tr/en/contact-us).
Mobiliteti konsiston në trajnim për stafin administrativ në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.
Numri i kuotave:
· 2 (dy) për staf administrativ Drejtoria e Projekteve dhe Mardhënieve me Jashtë.
Lloji i mobilitetit:
·Trajnim (14-18 Prill 2025).
Fushat:
· Drejtoria e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë.
Specifikat lidhur me trajnimin:
· Prezantim për eksperiencat e deritanishme të projekteve të UAMD;
· Prezantim për bashkëpunimet mes vendeve te programit Erasmus+ dhe atyre jo të asociuara si dhe mbi proçedurat e lëvizshmërisë së studentëve.
Afati i aplikimit: 7 shkurt 2025.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin administrativ për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Anadolu Eskişehir,Turqi:
– CV në gjuhën angleze;
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;
– Kopje e pasaportës;
– Letër Motivimi.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën esmeraldasina@uamd.edu.al me cc denisamerhadi@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 321, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.