
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
Si alumni i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, rrugëtimi im në Shkencat Kompjuterike ka qenë një eksperiencë sfiduese dhe formuese. Përveç përkushtimit ndaj programimit dhe studimeve teknike, angazhimi në komunitet ka qenë një pjesë kyçe e zhvillimit tim personal dhe profesional. Kam shërbyer si anëtare dhe kryetare e këshillit studentor, duke mbështetur zërin e studentëve dhe duke ndërtuar një bazë të fortë për aftësitë e mia organizative dhe të lidershipit. Ky aktivizim më dha mundësinë të isha anëtarja e tretë më e votuar në Këshillin Kombëtar Rinor, një arritje që më ka motivuar të vazhdoj të kontribuoj në zhvillimin e të rinjve. Pas përfundimit të studimeve universitare, kam ndjekur një specializim në Full Stack Development pranë Holberton Albania, i cili më ka pajisur me aftësi të avancuara në teknologji. Aktualisht, po zhvilloj një praktikë në Zyrën e Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, duke kombinuar njohuritë teknologjike me projekte që mbështesin zhvillimin rinor.
This will close in 0 seconds