EKONOMIA QARKULLUESE DHE ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM

 

Përshkrimi i Programit:

Programi Bachelor në “Ekonomia Qarkulluese dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm” është pjesë e Ciklit të Parë të Studimeve, organizuar nga Departamenti i Shkencave Ekonomike në Fakultetin e Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD). Programi ka një kohëzgjatje prej 3 vite akademike dhe përfshin një total prej 180 kredite europiane (ECTS). Shuma e krediteve të grumbulluara për një vit është 60 kredite.

Programi përputhet me misionin dhe strategjinë për zhvillim të Universitetit “Aleksandër Moisiu” dhe Fakultetit të Biznesit, duke synuar të kontribuojë në edukimin për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Ky program është ideal për studentët që dëshirojnë të kontribuojnë në një të ardhme më të gjelbër dhe ekonomikisht të qëndrueshme.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Programi synon t’u ofrojë studentëve njohuri dhe kompetenca të thelluara mbi ekonominë qarkulluese, një qasje moderne që promovon zhvillimin e qëndrueshëm. Studentët do të përvetësojnë aftësi për të zhvilluar ide origjinale dhe për të zbatuar praktika krijuese në:

  • Ripërdorimin e mbetjeve në sektorë të tjerë.
  • Përmirësimin e cilësisë dhe menaxhimit të energjisë.
  • Aplikimin e teknologjive që mbështesin energjinë e rinovueshme dhe të pastër.
  • Zhvillimin e prodhimit dhe konsumit të qëndrueshëm.
  • Fokus në qasjen inovative të ekonomisë qarkulluese dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
  • Përgatitje për sfidat moderne ekonomike dhe mjedisore.
  • Mundësi të shumta karriere dhe studimesh të mëtejshme në fusha të ngjashme.

 

Objektivat kryesore të programit:

  • Njohuri Themelore dhe Të Aplikuara: Pajisja e studentëve me njohuri mbi metodat dhe parimet shkencore të ekonomisë qarkulluese, duke krijuar bazën për një llojshmëri profesionesh dhe specialitetesh.
  • Përgatitje për Karrierë dhe Studime të Mëtejshme: Ofrimi i njohurive bazë që janë të nevojshme për ndjekjen e cikleve të tjera të studimeve, si dhe për përballjen me kërkesat e tregut të punës në sektorin privat dhe publik.
  • Zhvillimi i Aftësive Praktike dhe Analitike: Aftësimi i studentëve për të punuar në sektorë që kontribuojnë në zhvillimin lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, duke aplikuar praktika të qëndrueshme.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Të diplomuarit në këtë program kanë mundësi punësimi në:

  • Sektorin privat dhe publik.
  • Organizata që punojnë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe energjinë e rinovueshme.
  • Agjenci dhe kompani që fokusohen në menaxhimin e burimeve natyrore dhe riciklimin.
  • Organizata ndërkombëtare dhe projekte për zhvillim të qëndrueshëm.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian