Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie në Universitetin Kombëtar të Edukimit Krakow, Poloni(https://www.uken.krakow.pl/).
Mobiliteti konsiston në mësimdhënie për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.
Numri i kuotave:
5 (pesë) staf akademik për mësimdhënie
Lloji i mobilitetit:
Mësimdhënie
Fakultetet:
Fakulteti i Edukimit – (Fushat: Kujdes Social; Pedagogji; Edukim Special; Arsim Parashkollor ; Arsim Fillor; Punë Sociale)
Afati i aplikimit: 27 Dhjetor, 2024.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin Kombëtar të Edukimit Krakow, Poloni:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (max 4 faqe)
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze (C1);
– Kopje e pasaportës.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 euro.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresënanilavelja@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.alose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.