Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1 dhe marrëveshjes ndër-institucionale të nënshkruar me Institutin Politeknik të Santarem-it, Portugali, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025 në Institutin Politeknik të Santarem-it.(https://www.ipsantarem.pt/en/).
Nivelet e mobilitetit për studentët:
· Bachelor, Master.
Numri i kuotave:
· 4 (katër) studentë.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
· Fakulteti i Biznesit.
Afati i aplikimit: 27 Dhjetor 2024.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në IP Santarem, Portugali:
– Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze.
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;
– Performancë të mirë akademike.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro/muaj, 360 Euro shpenzime transporti.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.