HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E SHKENCAVE TË APLIKUARA HANZE, HOLANDË PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) 

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit të Shkencave të Aplikuara Hanze, në Holandë dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2023-2027, hapet thirrja për aplikime të studentëve në nivelin Bachelor 

Numri i kuotave:

  •     7studentë.

Fakultetet, fushat:

  • Fakulteti i Studimeve Profesionale,
  • Fusha e studimit: Infermieri, viti i dytë

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

–          Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2 

 

–          Performancë të mirë akademike;

 

–          Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

 

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

 -Vërtetim studenti; Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze

– Fotografi pasaporte, në format JPEG, dërguar elektronikisht

Mobiliteti konsiston ne 1 jave punë në grup në projekt të përbashkët gjatë muajit Prill 2025.

Bursa e përfituesit të shkëmbimit: 79 Euro /dita, 309 Euro për Transportin.

Afati i aplikimit është deri më datë 04 Dhjetor 2024.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian